Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur sot për operacionet e kërkim-shpëtimit që janë bërë pas tërmetit të fuqishëm në 26 nëntor. I ftuar sot në studion e “Kjo Javë” në News 24, Çako tregoi dhe disa nga momentet e vështira gjatë operacioneve.
Ndër të tjera drejtori i Emergjencave Civile, rrëfeu dhe operacionin për shpëtimin e Klajdi Qatos, ku tha se ishte një tra i kishte bllokuar daljen.
51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet ende dhe nurmi i paslekundjeve ka shkaur në mbi 1000. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Nga ana tjetër Prokuroria ka nisur hetimet për të vërtetuar nëse ka pasur abuzime me ndërtimet.


