Nga orët te telefonat, nga iPad te Apple Music, është e sigurt se Apple di se si të qëndrojë në treg dhe të zhvillohet vazhdimisht, por mesa duket, kompania kërkon më shumë.
Sipas raporteve, Apple do të nxjerrë makinën e saj të parë si pjesë e Project Titan, projekt që filloi për herë të parë përpara 6 vitesh.
Në një moment, Apple supozohet se u tërhoq nga planet e saj dhe vendosi të përqëndrohej në softuer, por tani thuhet se kompania ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur të prodhojë makinën, pasi një ish-punonjës i Teslas u kthye për të mbikëqyrur projektin në vitin 2018.
Apple, sipas raporteve të Reuters, po ndërton një automjet vetë-drejtues, me synimin për ta bërë atë të disponueshëm në një treg masiv deri në vitin 2024. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë mendohet dhe një lëvizje e daljes së produktit në treg me 1 vit, pra në 2025-ën.
Thuhet se dizajni i ri i baterisë së makinës do të zvogëlojë rrënjësisht çmimin e baterive.
Një burim, i cili qenë pjesë e Project Titan, u shpreh:
“Nëse ka një kompani në planet, që ka burime për ta bërë, është pikërisht Apple. Ama, në të njëjtën kohë, ky nuk është një celular, do të ketë disa sfida.”
Besohet se Apple po synon të krijojë një veturë që ecën vetë dhe se automjeti do të pajisjet me sensorë për ta arritur këtë. Sensorët përdorin dritën infra të kuqe dhe ultravjollcë për të përshkruar mjedisin rreth tij.

Ndërsa e gjithë kjo po ndodh, kompania ka marrë mjaft goditje për sa i përket anëtarëve të stafit.
Reuters raportoi se vitin e kaluar, 190 njerëz u lanë të lirë nga Project Titan, duke bërë që shumë njerëz të pyesin se me sa sukses po shkon ky projekt i ri i Apple.
Burimi: Unilad



