• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Një rikthim i Berishës në PD? Analisti: Ai e di që ka gabuar me Bashën, por…
Home
Sociale

Një rikthim i Berishës në PD? Analisti: Ai e di që ka gabuar me Bashën, por…

29 March, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se Sali Berisha duhet të rikthehet në krye të Partisë Demokratike, përkohësisht, për të rregulluar gjendjen në të cilën ndodhet kjo parti.
Kam kërkuar një lloj rikthimi, jo për të marrë drejtimin, por një rikthim të mundshëm për të gjetur një zgjidhje. Rikthim i përkohshëm. Zgjidhjen e bën ai vetë. E shoh që është i vetmi lider që mund të garantojë, ringritjen dhe bashkimin e PD-së. Duke qenë se përgjegjësia është proporcionale, duhet ta shohë si një përgjegjësi personale këtë gjë”, tha Harxhi.

Ndërkohë, Andi Bushati u shpreh kategorikisht kundër rikthimit të ish-kryeministrit në krye të kësaj force politike, ndërsa shtoi se vetë Sali Berisha e ka kuptuar se ka gabuar me zgjedhjen e Lulzim Bashës.

“Teza ime është që në PD mbizotëron berishizimi. Edhe Basha mund të jetë një politikan i keq, por fryma që ka në drejtimin e partisë është fryma Berishiste. E vetmja gjë që kjo parti kishte mundësi të ndryshonte fytyrë ishte që të kalonte nga partia e liderit në një parti të procesit, dhe procesi të zgjidhte liderin e ri. Dhe gara Basha-Olldashi, dhe zgjedhjen qesharake të Bashës ndaj Selamit, ku Berisha u bë promotor i shkatërrimit të procesit. Berisha në vitin 2013 bëri gjithçka që fluksi të shkonte te Basha dhe jo tek Olldashi. Berisha zgjodhi të transplantojë modelin e tij te një kopje e tij e keqe. Berisha beson te një njeri i deleguar jo te procesi, dhe prandaj vjen dhe kjo sjellje e Berishës ndaj Bashës. Unë mendoj se Berisha e ka kuptuar që ka gabuar me Bashën, por ai nuk beson se ka gabuar me delegimin e tij dhe prandaj nuk mund të kthehet Berisha, se dhe po shporri Bashën do na pjellë një Bashë të dytë”, tha Bushati./TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI me produktet ushqimore, prokuroria çon në gjykatë 5 të arrestuarit në Shkodër (FOTO)
Previous article E bujshme nga Spanja, sulmuesi i Juventusit ka një akord me madrilenët

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT