• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NJË QYTET…”/ Britishairways dhe agjencia e njohur “Culture trip” sugjerojnë Tiranën
Home
Ne sytë e të huajve

“NJË QYTET…”/ Britishairways dhe agjencia e njohur “Culture trip” sugjerojnë Tiranën

7 July, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ne sytë e të huajve, Sociale

Një nga agjencitë më të njohura turistike “Culture trip” me një rrjet gazetarësh në të gjithë botën dhe gjigandi botëror Britishairways sugjerojnë Tiranën si një nga destinacionet që nuk duhen humbur.

Përmes një videoreportazhi, Tirana që njëherë e një kohë konsiderohej si emblemë e kaosit urban post-komunist, tashmë cilësohet si një qytet bashkëkohor me mjaft vlera për eksploruesit urbanë. Teksa përshkruhen disa nga pikat më atraktive të qytetit, reportazhi thekson se energjia e parezistueshme e Tiranës lind nga e kaluara e pasur dhe dëshira për ndryshim, teksa nënvizon se një ditë në qytet ju garanton një aventurë që nuk do t’ju zhgënjejë.

Shkrimi i plotë

NGA NATYRA…TE AVENTURAT NË QYTET

Ja sesi TIRANA OFRON MË TË MIRËN E TË DY BOTËVE

Njëherë e një kohë emblemë e kaosit urban post-komunist, tashmë Tirana bashkëkohore e ka marrë spunton nga peizazhet fantastike që e rrethojnë. Hapësira, liria dhe sensi i aventurës karakterizojnë këtë qytet në zhvillim, dhe me një bollëk hapësirash të gjelbërta dhe arkitekturë që po fokusohet te njerëzit. Kryeqyteti shqiptar tani po bën emër si një destinacion me vlerë për eksploruesit urbanë.

…I njohur prej kohës si qendra e gravitetit të Tiranës, Sheshi Skënderbej (që mban emrin e heroit kombëtar) është shembulli i parë i rilindjes së qytetit. Ditë pa makina që organizohen çdo muaj rreth hapësirës për këmbësorë, e kanë hapur rrugën për të gjithë në shesh. Ndërkohë stola shumëngjyrësh dhe “ishuj” të vegjël bari ofrojnë pak pushim për ata që dashurojnë ecjen, ndërsa është dhe një pikëtakim për patinatorët dhe “skaters”.

Tirana bashkëkohore e ka marrë drejtimin nga ajo çka e rrethon….

Ideja që Tirana po shkëputet nga e kaluara e saj komuniste, është ndoshta pak e gabuar.. Kjo, sepse qyteti ka shumë arkitektura magjepsëse si kujtesë të kapitullit të fundit që u mbyll në 1990. Por këto, janë ndërthurur me metamorfozën e Tiranës dhe me rinovimin e një qyteti, ku shumica e banorëve nuk kanë kujtesë nga periudha komuniste.

Piramida e Tiranës, një strukturë betoni monumentale e cila ishte parashikuar fillimisht si muze, është një pikëtakim popullor për aventurierët (shumë banorë tentojnë edhe të ngjiten). Ndërkohë Parku i madh i Tiranës është një kënd i madh Lojërash plot jeshillëk ku mund të provosh kajakun, apo mund të zhytesh në pishinat e shumta publike.

Parku ka brenda tij edhe restorantin Mullixhiu, një “qoshkë” e rafinuar me dekor të denjë dhe brendi druri si në zonat e fshatit. Menuja e shijshme në këtë vend me çmime të favorshme, ofron një udhëtim mes fushave dhe pyjeve pjellore të Shqipërisë. Provoni një sallatë me kunguj apo me hurma, gatime me shafran Elbasani apo jufka me djathë, origjinale nga Veriu i largët.

Energjia e parezistueshme e Tiranës lind nga e kaluara e pasur dhe dëshira për ndryshim, kështu që ndërsa pjesa rurale ju josh për ecje apo çiklizëm në zonat kodrinore, një ditë në qyte ju garanton një aventurë që nuk do t’ju zhgënjejë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRET TË NISË AVENTURËN E RE TEK ATLETICO/ Joao Felix premton: Do të jap gjithçka për ekipin...
Previous article HABISIN STUDIMET/ Ja përse disa femra nuk mund të përjetojnë orgazmën

F.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT