• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Një proteinë, origjina e jetës në Tokë
Home
Jetë

Një proteinë, origjina e jetës në Tokë

28 February, 2018 Redaktor2 Jetë

Mungonte vetëm një element për të krijuar një bazë të mundshme të origjinës së jetës në Tokë dhe tani është gjetur, proteina amiloide, që ndodhet në natyre dhe përveçse krijohet vetvetiu me shumë lehtësi, mund të jetë në gjendje edhe të vetëriprodhohet, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature Communications” dhe të zhvilluar nga Politekniku i Zyrihut.

Për një kohë të gjetë e konsideruar si një anomali biologjike, proteina amiloide gëzon edhe një reputacion të keq sepse prania e saj lidhet me sëmundje neurologjike, si Alzheimeri dhe Parkinsoni. Por, njëkohësisht, kjo proteinë është në bazë të shumë formave të jetës, nga bakteret tek majaja, nga kërpudhat tek njeriu.

Struktura e saj kimike përbëhet nga zinxhirë molekolarë shumë të shkurtër (peptidet) në gjendje të përshpejtojnë reaksionet kimike ashtu sikurse ndodh tek enzimat.

E vetmja pengesë ndaj teorisë që ekzistonte prej kohësh për këtë proteinë, që e cilësonte si një pararendës të molekulave të jetës, ishte mungesa e një veçorie thelbësore, aftësia për t’u riprodhuar.

Në vitin 2015 i njëjti grup studimi, i drejtuar nga Roland Riek, kishte treguar se struktura e këtyre proteinave mund të formohet vetvetiu me shumë lehtësi, duke u bazuar në aminoacide të thjeshta, që me shumë mundësi ekzistonin në Tokën primitive.

Deri tani ishte ARN-ja, “krahu i djathtë” i ADN-së, molekula e konsideruar si rrënja më e mundshme e jetës në Tokë, duke qenë se është në gjendje të kodifikojë informacionet dhe të riprodhohet.

Por për studiuesit zviceranë hipoteza e amiloidit është më e mundshme, sepse molekulat e ARN-së janë më të mëdha dhe më komplekse, për pasojë është e vështirë që të krijohen vetvetiu në kushtet e Tokës primitive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Keni thonj të dobët dhe që thyhen? Ja çfarë duhet të bëni
Previous article Dy probleme që po përsëriten te iPhone X (Video)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT