Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e djalit të tij të Vogël Zahos i cili ka mbushur 6 vjeç.
Një ditë më pas Rama ka publikuar në “facebook” një video përgjatë aksit të ri të Lumit të Vlorës që po merr formë, shoqëruar dhe me një këngë të mrekullueshme.
“Mirëmëngjes dhe me këtë këngë të mahnitshme polifonike, përgjatë aksit të ri të Lumit të Vlorës, që pas 50 vjetësh premtime, ripremtime e stërpremtime, po merr formë dhe po bëhet gati të hapë syrin e vizitorëve e të turistëve mbi një prej bukurive të pazbuluara të Shqipërisë sonë të magjishme, ju uroj një të dielë të paqtë”, shkruan Rama.
MIRËMËNGJES 😊dhe me këtë këngë të mahnitshme polifonike, përgjatë aksit të ri të Lumit të Vlorës, që pas 50 vjetësh…
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 25. Juli 2020


