Ishin të shumtë shqiptarët e nivelit “mbi mesataren”, të cilët festat e fund-vitit zgjodhën t’i kalonin në Kosovë, e cila u zbardh nga bora e këtij dimri.
E natyrisht, një nga vendet më të mbushura me shqiptarë nga Tirana dhe shumë qytete të Shqipërisë ishte pika e skive në Brezovicë të Kosovës, e cila këtë fund-vitit ishte e tejmbushur jo vetëm nga të apasionuarit e skive por edhe nga “turistët e bardhë”.
Dhe nuk ka se si të jetë më i veçantë një ndërrim vitesh, se sa në bardhësinë e borës së Brezovicës.
Aty çdo gjë është tepër speciale dhe mbi të gjitha, mbanë aromë Shqipërie.
Kjo pikë turistike dimërore njohu këtë fundvit dhe fluksin më të madh të pushuesve nga Shqipëria, të cilët ‘zbarkuan’ aty dhe kaluan natën e ndërrimit të viteve.
Kjo fotogaleri që ju sjellim sot, tregon pikërisht këtë mrekulli dimërore, Brezovicën./Mapo.al/