Jo të gjithë pushuesve i pëlqen zhurma e plazheve të mbipopulluara të jugut e me të drejtë. Fatmirësisht, vendi ynë ka gji e shpella unike e “të fshehta” tek të cilat mund të behet një udhetim rrufe, si për tu larguar nga rutina e pushimeve të gjata.
AlpeSummer.al sygjeron sot një nga vendet më të veçanta në Himarë, plazhin e Filikurit.
Plazhi i Filikurit është një gji i vogël i rrethuar nga shkëmbinjë të lartë. Është i vendosur në mes të plazhit të Potamit dhe Llamanit.
Mund të shkohet shumë lehtë me varkë. Së fundi në plazhet e jugut janë disa varka të vogla që shërbejnë për transport kundrejt një pagese. E na besoni, për këtë mrekulli ia vlen!
/AlpeNews.al



