• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Një në një milion”: Snajperi vret komandantin e ISIS natën nga 1500 metra larg
Home
Jetë

“Një në një milion”: Snajperi vret komandantin e ISIS natën nga 1500 metra larg

19 March, 2018 F.autor Jetë

Një snajper i SAS ka vrarë një luftëtar të “nivelit të lartë” të ISIS me një të shtënë, që vlerësohet ‘një në një milion’ nga një largësi prej rreth 1 mij milje larg.

Bëhet fjalë për një snajper të paindentifikuar, i cili ka vrarë terroristin me një “goditje në kokë” afër kufirit sirian, pasi i është dhënë një dritare “në dispozicion” për vetëm 15 sekonda.

Sipas mediave britanike, ai besohet se është një rreshter me S-Squadron SAS dhe një veteran i operacioneve si në Irak dhe Afganistan, ku thuhet se ka regjistruar deri në 100 vrasje.

Sipas Daily Star Sunday, besohet se ai ka përdorur një pushkë snajper McMillan TAC-50 të prodhuar nga SHBA, ndërsa ai kishte në shënjestër fanatikun e ISIS që po vinte në një shtëpi të sigurt në një fshat afër kufirit sirian 1500 metra larg.

Snajperi që vjen nga forcat elitare britanike thuhet se është pjesë e një lufte kundër terrorizmit në Irak dhe Siri, që mendohet të ketë qenë në veprim që nga fillimi i vitit.

Ai kishte 15 sekonda për të marrë në shënjestër ekstremistin që po dilte nga një makinë.

Burimet kanë thënë se ekstremisti u vra menjëherë pasi u qëllua në pjesën e pasme të kokës.

Një burim i tha gazetës se fshati në fjalë ishte nën kontrollin e ISIS, duke e bërë një mision të pamundur për “kapjen” e tij.

Vendndodhja e saktë nuk është zbuluar, por skuadra e SAS kishte shpresuar se komandanti i ISIS do të arrinte gjatë ditës, sepse një e shtënë e natës u konsiderua si tepër e rrezikshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk thonë kot dardha bie nën dardhë! Djali i Ingrid Gjonit ndjek gjurmët e së ëmës (VIDEO)
Previous article Ermal Mamaqi prek publikun me aksidentin e tij: E mora në krahë djalin dhe fillova të qaja...

F.autor

Postime të ngjashme

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti Jetë

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti

SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë Jetë

SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë

PAS FILMIT "THE ODYSSEY"/ Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO Jetë

PAS FILMIT "THE ODYSSEY"/ Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT