• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË MUAJ PAS ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE/ Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës
Home
Rajon

NJË MUAJ PAS ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE/ Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

14 March, 2021 s.autor Rajon

Një muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës zgjodhi udhëheqjen e saj të re, që do të përballet me trajtimin e shkaqeve që çuan në humbjen e saj më të thellë në zgjedhje që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Lumir Abdixhiku fitoi në një përballje me Lutfi Hazirin si dhe Besian Mustafën.

Në fillim të punimeve të kuvendit, kandidaturën e tij e tërhoqi ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni.

Kryetari i deritashëm i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa zyrtarizoi dorëheqjen e tij të cilën e kishte paraqitur menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, në të cilat kjo parti doli e treta me 12.7 për qind të votave që i sigurojnë 15 vende në parlamentin 120 vendesh të Kosovës.

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i lindur në vitin 1983, u bashkua me këtë parti në vitin 2017.

Pas zgjedhjeve të tetorit të vitit 2019, ai shërbeu si ministër i infrastrukturës në qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Albin Kurti, kryetar i lëvizjes Vetëvendosje.

Me gradën e doktorit të shkencave në fushën e ekonomisë, zoti Abdixhiku me parë kishte punuar në institutin “Riinvest” në Prishtinë.

Të dielën në hapje të kuvendit të Lidhjes Demokratike tha se rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit ishte “ndëshkim nga qytetarët e vendit tonë, nga të njëjtit që dikur na kishin dhënë besim”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk arriti të mbajë e as të rrisë mjaftueshëm votuesit e saj. Ndonëse arsyet për një rënie të tillë mund t’i rendisim e t’i përmendim, arsyen e vërtetë dhe të vërtetën e vetme e gjejmë te vetvetja dhe nga vetvetja ne do të nisim rikthimin tonë të madh”, tha zoti Abdixhiku menjëherë pasi u zgjodh kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tha se kjo parti tash ka nevojë të ri gjejë rrugën në një periudhë të vështirë për të dhe Kosovën në përgjithësi.

“Sot ne duhet të veprojmë, të bashkohemi rreth njëri tjetrit, të hapemi për të tjerët, LDK nuk ka njerëz për të humbur, por nuk ka as njerëz të mjaftueshëm për të ecur para. LDK-së duhet t’i japim një ekip, një lidership që përballon sfidat e kohës. Ndjej obligim, detyrë dhe para së gjithash nder t’i prij këtij procesi. Kjo detyrë nuk është fare e lehtë, ajo përveç që e gjen LDK-në në udhëkryq të kohës, e gjen edhe vendin në rrëshqitje drejt frymave populiste, politikave të majta e ideve shpërbërëse të shtetit të Kosovës”, tha ai.

Kosovë: Certifikohet rezultati i zgjedhjeve – Vetëvendosje mbi 50 për qind të votave

Lidhja Demokratike, partia më e vjetër në vend u themelua në vitin 1989 dhe për 16 vjet me radhë ishte drejtuar nga Ibrahim Rugova, ish president i Kosovës.

Pas vdekjes së tij në janar të vitit 2006, kjo parti u nda në Kuvendin e gjashtë zgjedhor dhe në nëntor të vitit 2007, për herë të parë humbi në zgjedhje.

Që nga vdekja e ish presidentit Rugova, ajo u drejtua nga Fatmir Sejdiu, ish president i Kosovës i cili u pasua në krye të partisë nga Isa Mustafa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËRJASHTOI NGA SKUADRA/ Sulmuesi i shënon ish-ekipit të tij dhe nuk përmbahet ndaj trajnerit (VIDEO)
Previous article MILAN-NAPOLI/ Pioli dhe Gatusso të kushtëzuar në zgjedhje, ja formacionet e mundshme...

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT