• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË MUAJ PAS/ Bosnja nis autokolonën mer 300 ton mallra për të prekurit nga termeti i 26 nëntorit
Home
Sociale

NJË MUAJ PAS/ Bosnja nis autokolonën mer 300 ton mallra për të prekurit nga termeti i 26 nëntorit

26 December, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Sot u bë një muaj pas tërmetit të 26 nëntorit dhe solidariteti vazhdon për të prekurit nga kjo tragjedi. Së fundmi, një autokolonë me ndihma prej rreth 300 ton mallrash, kryesisht materiale ndërtimi u nis dje nga Sarajeva për në Shqipëri. Themeluesi i Shoqatës “Pomozi.ba”, Elvir Karaliç tha se para një muaji ka filluar aksioni për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Karaliç tha se kërkesat ishin fillimisht për ushqim, dyshekë, tenda dhe garderobë, por pas konsultimit me Shtabin e Krizave në Durrës, pati një ndryshim. “U informuam se materiali ndërtimor është më i domosdoshëm ashtu që zhvendosëm fokusin tonë nga ushqimi, i cili ishte në fazën fillestare, tek materiali ndërtimor. Pra, nga këto 300 ton ndihma, ka 14 maune, rreth 270 ton janë material ndërtimi ndërsa pjesa tjetër është ushqim, dyshekë dhe veshje”, tha Karaliç.

Ai shtoi se kjo ndihmë është nga populli i Bosnjës e Hercegovinës për popullin e Shqipërisë. Konsulli i përgjithshëm i nderit të Republikës së Shqipërisë në Bosnje, Muharrem Zejnullahu kujtoi se menjëherë pas tërmetit shoqata u përfshi në mbledhjen e ndihmës. Ai falënderoi “Pomozi.ba” dhe të gjithë qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës. Ai shtoi se krerët e shumë qyteteve të vendit, veçanërisht në Federatën e BeH-së kontaktuan me të dhe ofruan mbështetje dhe shprehu gatishmërinë për ndihmë. “Kjo është një nga autokolonat më të mëdha të ndihmës humanitare të këtij lloji që niset pas tërmetit në Shqipëri. Një autokolonë e madhe, 14 maunë të mëdhenj me 300 ton materiale ndërtimi dhe ndihma tjera”, tha Zejnullahu.

“Nuk jam i befasuar nga reagimi i qytetarëve të BeH-së, me reagimin fillimisht të Elvirit dhe shoqatës së tij, meqë e dimë çka kanë kaluar. Kjo është një katastrofë natyrore, ndërsa ne kemi pasur një fatkeqësi të tmerrshme nga mendja dhe dora e njeriut. Ne kemi kaluar nëpër këtë situatë dhe e dimë se si është kur dikush mbetet pa asgjë dhe një shtëpi, ndërsa në Shqipëri dhe Durrës dhjetëra mijëra kanë mbetur pa kulm mbi kokë”, tha Zejnullahu. Kujtojmë se tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, përveçse shkaktoi 51 persona të vdekur dhe qindra të plagosur, shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale, ku mijëra shqiptarë kanë mbetur pa një banesë mbi kokë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEXOJENI DY HERË SEPSE NUK DO TA BESONI/ Ja sa kushtojnë këto çizme të Lori Hoxhës! (FOTO)
Previous article RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Skuadra e Mourinhos mposht Brighton me përmbyjse

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT