• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË MUAJ PARA ZGJEDHJEVE/ Kryeministri i Finlandës jep dorëheqjen, dështoi…
Home
Nderkombetare

NJË MUAJ PARA ZGJEDHJEVE/ Kryeministri i Finlandës jep dorëheqjen, dështoi…

8 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Koalicioni qeveritar në Finlandë dha dorëheqjen të premten, një muaj përpara zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Shkak i dorëheqjes është bërë dështimi në reformën e kujdesit shëndetësor, që shihet gjerësisht si vendimtare për sigurimin e financave afatgjata të qeverisë.

Sistemet e kujdesit shëndetësor në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar janë nën vështirësi për shkak të rritjes së shpenzimeve, shkruan “Reuters”.

Vendet nordike, ku mirëqenia gjithëpërfshirëse është gurthemeli i modelit social,  kanë qenë ndër më të prekurat nga vështirësitë edhe për shkak të plakjes së shpejtë të popullsisë dhe jetëgjatësisë.

Në Finlandë, planet për të ulur shpenzimet dhe për të rritur eficiencën, kanë ngecur për vite me radhë.

“Nuk ka asnjë rrugë përpara. Jam shumë i zhgënjyer”, u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp kryeministri i Partisë së Qendrës, Juha Sipila.

“Ne kemi nevojë për reforma, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për Finlandën që të ketë sukses”.

Komiteti kushtetues i Parlamentit tha se paketa e reformës ishte jo kushtetuese dhe kërkoi ndryshime të rëndësishme që qeveria nuk kishte kohë për t’i zbatuar përpara zgjedhjeve të planifikuara.

Presidenti Sauli Niinisto pranoi dorëheqjen e Sipila, por kërkoi nga partia e kryeministria dhe partia tjetër e koalicionit që qeveria të vazhdojnë detyrën deri në zgjedhjen e një kabineti të ri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJAJNË? Robert Berisha prezanton mamanë për herë të parë (FOTO)
Previous article 'KURRË S'E KAM NDJERË SA SOT"/ Xhensila uron të ëmën me fjalët më të ëmbla (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT