Një burrë i akuzuar për vrasjen e gruas së tij e kishte sulmuar disa muaj para se të vdiste, u dëgjua në gjykatë. Safie Xheta, 35 vjeç, u gjet e vdekur pranë burrit të saj, Fatosit, 46 vjeç, në shtëpinë e tyre në Oxford më 17 qershor.
Një prej miqve të saj i tha gjykatës lokale se disa muaj para se të goditjes me thikë për vdekje, bashkëshorti e kishte dhunuar duke i shkaktuar nxirrje të syrit si dhe i kishte thyer telefonin.
Duke dhënë prova, Dorela Rehova tha se shoqja e saj kishte qenë “shumë e mërzitur” dhe ishte “në një vend të keq” në atë kohë.
Zonja Rehova, e cila punonte si pastruese në fabrikën Mini me zonjën Xheta, tregoi çfarë i kishte thënë viktima: “Ma nxiu syrin Fatosi. Ai gjeti disa mesazhe në telefonin tim nga Italia”, shkruan BBC.
Ajo tha se zonja Xheta i tha asaj “Pse nuk më lejon të kem miq? Unë nuk kam më telefon, sepse ma shkatërroi”.
Më parë, dëshmitarë të tjerë i thanë prokurorisë se disa nga të afërmit e zt.Xheta kishin vizituar shtëpinë e çiftit një ditë para krimit të rëndë dhe nuk vunë re asgjë të keqe.
Arjan Lazri, një kushëri i Z. Xheta, tha se “dukej aq e lumtur. Ende nuk mund ta besoj”.
Ai shtoi: “Nuk kishte asgjë për të sugjeruar se kishte ndonjë gjë të panevojshme”.
Vëllai i Z. Xheta, Dashmiri tha se çifti kishte “respekt për njëri-tjetrin” dhe i pandehuri e kishte dashur gruan e tij.
Një tjetër nga kushërinjtë e Z. Xheta, Bektash Lazri, u pyet nëse ai kishte parë ndonjëherë çiftin të debatonte.
“Për të thënë të vërtetën jo, ata ecnin krah për krah, me dashuri“, tha ai.
Një juri dëgjoi se çifti ishte takuar si pjesë e një martese me shkesë në Shqipërinë e tyre të lindjes dhe më vonë u transferuan në Itali.
Të hënën, prokurori Charles Ward-Jackson tha se zonja Xheta pësoi prerje në pjesën e qafës, aq të thella saqë “pothuajse iu pre totalisht koka”.
Ai tha që Z. Xheta ishte bërë “kontrollues” dhe “i dyshimtë” ndaj gruas së tij pasi besonte se e kishte tradhtuar. Xheta mohon vrasjen dhe gjyqi vazhdon.
Një dëshmitar tha se kur kishte shkuar në vendin e vrasjes, i dyshuari tha se e gruaja e tij e vdekur ishte “duke fjetur”.