Çfarëdolloj gjëje që ne kemi ditur rreth seksualitetit femëror, ka qenë e gabuar.”
Është seksologia Wednesday Martin ajo që e pohon diçka të tillë dhe këtë qëndrim e mbështet duke analizuar dy pohimet e mëposhtme:
- “Burrat kanë një libido më të fuqishme sesa femrat,
- Burrat ndihen më shumë “të mbytur” nga monogamia sesa femrat.”
Ajo thotë në librin e saj “Untrue” (E Pavërtetë) se kërkimet rreth sjelljeve njerëzore seksuale historikisht kanë qenë të ndikuara nga meshkuj centrikë. Martin i quan ndryshe ato “seksologët e dallueshëm”. ( I drejtohet konkretisht Carl Friedrich Otto Westphal-it, Sigmund Freud-it dhe Alfred Kinsey-t )
Sipas saj, meshkujt centrikë kanë bërë gjithnjë presupozime të caktuara rreth seksualitetit njerëzor.
Martin shprehet se nuk është aspak çudi që ishte pikërisht një femër, Shere Hite, ajo që revolucionarizoi mendimin rreth orgazmës femërore, duke argumentuar se nuk është “keqfunksionim” të dështosh në arritjen e kulmit të kënaqësisë përgjatë aktit.
Sipas saj, një kontribut të rëndëishëm ka dhënë edhe puna e Rosemary Basson, e cila kuptoi se dëshira spontane, ajo që është “matur” prej vitesh nga seksologët, është vetëm një lloj i dëshirës relevante, dhe se përgjigjia seksuale e provokuar është më tepër e rëndësishme për femrat. Duke e parë në këtë këndvështrim, femrat janë në të vërtetë po aq të “aktive” seksualisht sa meshkujt.
Kërkime të reja kanë treguar se sikurse meshkujt, femrat shfaqin të njëjtin intensitet dëshirash.
“Ne jemi mësuar që meshkujt ishin ato të cilët kishin nevojë për ndryshim në jetën e tyre seksuale, por ja që ndodh që po e njëjta gjë rezulton e vërtetë edhe për ne”, shprehet Martin.
“Familjariteti i tepërt me një partner, mendimet e deseksualiteti janë ato që vrasin libidon e femrës. Ne mendojmë se vetëm mashkullit i ndodhë që t’i mërzitet jeta seksuale pas martesës; ja që kjo nuk është e vërtetë,” shprehet më tutje ajo.
Seksologia amerikane thekson se “nuk po flitet për t’i dhënë autorizimin gjinisë femërore për të tradhtuar, e aq më pak për t’i dhënë leje që të refuzojë monogaminë, por po flitet që femrave që nuk e dëshirojnë monogaminë në jetën e tyre t’iu ofrohet mundësia që të ndihen qenie normale”.
Sipas saj, femrat janë të uritura për novela, varietete dhe adventura po aq sa janë edhe meshkujt, për të mos thënë më shumë
Pra në vend që t’i bëhen vetes pengesë, seksologia thotë se femra duhet të mësojë ta kërkojë kënaqësinë fillimisht nga vet organi i saj i kënaqësisë, klitorisi.
“Ka shumë femra të cilat vuajnë por nuk dëshirojnë që të largohen nga lidhja e tyre, dhe ato ende nuk kanë zbuluar një vibrator”, thotë Martin.
Por kjo nuk është e vetmja alternativë që seksologia parashtron për femrat e pakënaqura seksualisht në një lidhje. Ajo ofron një sërë idesh të reja, si marrja e kurseve të kërcimit ose qoftë edhe të notuarit sëbashku.
“Kërkimet në neurokimikate kanë treguar se dëshira jonë seksuale provokohet lehtësisht kur ne bëjmë diçka të re me partnerin. Një aktivitet entuziazmues është zgjidhja ideale: mund t’ju ofrojë juve një valë hormonesh që ju bëjnë të ndiheni edhe një herë si një çift në fillimet e veta”, bën të ditur Martin.
Prandaj dhe meshkujt i nështrohen shumë shpejt “të panjohurës”. E megjithatë, të krijuarit mundësinë e një dialogu të sinqertë, për t’i pyetur ato se çfarë gjëje tjetër do të donin ata të provonin në jetën tuaj seksuale, do të bënte që ata të fokusoheshin më shumë në përfitimin e kënaqësisë me ju.
Në mënyrë paradoksale, është zhvilluar një përmbysje paralele e sjelljeve përkundrejt lidhjeve jashtëmartesore dhe divorceve.
Seksologia Martin citon statistikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta vërtetuar këtë gjë. Në 1976, më pak se gjysma e amerikanëve të arsimuar e mendonin tradhtinë në lidhje si diçka të gabuar. Në 2013-n, po i njëjti mendim hasej tek 91% e kësaj shtrese.
“Ne jemi bërë përgjatë këtyre viteve gjithnjë e më pak tolerantë ndaj tradhtive”, shprehet Martin. “Dhe ndërkohë, divorcet janë bërë gjithnjë e më shumë si diçka e zakonshme.”
Pra, pikërisht në këtë moment që shkenca ka zbuluar se femra ka nevoja më të mëdha për të qenë seksualisht aventuriere, shoqëria sulmon aktin e tradhtisë së saj në çift.
Dhe kjo gjë, thotë Martin, është një e dhënë mjaft treguese. “Mënyra sesi ne ndihemi për femrat të cilat refuzojnë monogaminë është një matje e rëndësishme e asaj se si ne ndihemi për barazinë gjinore.”
E fatkeqësisht, historia e cila tregohet në fund është se meshkujt tradhtojnë pasi meshkujt po tregohen meshkuj e grave të cilat tradhtojnë i vendosin as më pak e as më shumë epiketime banale e fyese.