• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJË LAJM I MIRË”/ Cakaj: Tirana do të presë në tetor Konferencën Mesdhetare të OSBE-së
Home
Politikë

“NJË LAJM I MIRË”/ Cakaj: Tirana do të presë në tetor Konferencën Mesdhetare të OSBE-së

27 July, 2019 F.autor Politikë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka njoftuar nëpërmjet një postimi në facebook se Tirana do të presë në fund të muajit tetor Konferencën Mesdhetare të OSBE-së.

Cakaj bën me dije se Konferenca Mesdhetare do të përbëhet nga 57 vendet anëtare të BE-së dhe me pjesëmarrjen e vendeve mesdhetare si Egjipti, Jordania, Izraeli, Algjeria, Maroku dhe Tunizia.

Postimi i Cakajt: 

Ndërkohë edhe një lajm i mirë për Shqipërinë

Tirana do të presë në fund të muajit tetor Konferencën Mesdhetare të OSBE-së, me 57 vendet anëtare dhe me pjesëmarrjen e vendeve mesdhetare si Egjipti, Jordania, Izraeli, Algjeria, Maroku dhe Tunizia.

Vendimi tashmë është marrë nga Këshilli i Përhershëm i Ambasadorëve të OSBE-së.

Ky vendim edhe njëherë dëshmon punën madhore të Qeverisë dhe besimin e vendeve anëtare të OSBE-së për Shqipërinë!

Në të njejtën kohë, mbajtja e kësaj konference në Shqipëri kulmon kryesimin e Grupit të Kontaktit për Mesdheun nga Shqipëria para se të marrë kryesimin e OSBE-së në 2020 në përgjithësi.

Në fokus të kësaj Konference do të jetë përvoja 25 vjeçare e partneritetit të OSBE-së me vendet e Mesdheut duke u ndalur në rëndësinë e dialogut në përballimin e sfidave të përbashkëta, por edhe identifikimin e mundësive për bashkëpunim.

Tematikat e sesioneve të saj do të prekin praktikat më të mira në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, promovimin e rinisë si faktor sigurie në rritjen e qendrueshmërisë dhe ndërtimin e urave të komunikimit mes dy brigjeve të mesdheut.

Konferenca do të nënvizojë edhe rolin thelbësor të dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor në promovimin e sigurisë në zonën e OSBE-së në marrëdhënie me Partnerët Mesdhetarë.

Shqipëria do të ofrojë të gjitha kapacitetet e saj profesionale dhe institucionale për promovimin e vlerave të harmonisë fetare, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe parimeve universale të të drejtave të njeriut!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM HOTELET/ Tatimet bllokojnë karburantin pa faturë, Rama: Zero Tolerancë
Previous article PËRPLASEN DY MAKINA NË FIER/ Plagoset efektivi i policisë që...

F.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT