• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË LAJM I MIRË/ Bashkia e Tiranës shpëton 13 fëmijë romë nga situata e rrugës
Home
Sociale

NJË LAJM I MIRË/ Bashkia e Tiranës shpëton 13 fëmijë romë nga situata e rrugës

24 July, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

E kthyer tashmë në traditë, Bashkia e Tiranës ka hapur edhe këtë vit kampe verore për fëmijët, duke u mundësuar të gjithë fëmijëve, pavarësisht nëse prindërit e tyre kanë ose jo mundësi financiare, të kenë një alternativë shumë të mirë për të kaluar ditët e nxehta, në mënyrë sa më aktive dhe argëtuese. Kampet verore për fëmijët janë hapur në të gjitha shkollat komunitare në kryeqytet, dhe në to janë regjistruar një numër shumë i madh fëmijësh. Përveç argëtimit përmes lojërave të ndryshme dhe aktiviteteve festive, fëmijët kanë mundësi që të trajtojnë dhe të diskutojnë në grup çështje dhe problematika që shqetësojnë këtë grupmoshë në jetën e përditshme, shkollë, familje dhe në komunitet.

Një nga këto kampe verore është edhe ai i ngritur në Qendrën Komunitare Shkozë, në të cilin janë regjistruar shumë fëmijë nga komuniteti rom, por edhe fëmijë të tjerë. Kampi veror drejtohet nga 3 mësues edukator, një psikolog, si dhe një animator special. Në ndihmë të tyre janë edhe disa vullnetarë nga qendra AESEC, të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës.
Në këtë kamp fëmijët merren me pikturë, kanë kurs muzikor, ekip futbolli, kënde lojrash brenda dhe jashtë kampit, salla leximi, bibliotekë, dhe plot lodra. Fëmijët që praktikohjen në pikturë kanë fituar disa çmime në konkurse në të ndryshme, ndërsa ekipi i futbollit ka marrë kupën në ballafaqimet me bashkëmoshatarët e tyre në kampe të tjera verore. Në këtë qendër fëmijët kanë mundësi që të konsumojnë edhe një vakt dreke, të cilën e ofron Qendra Komunitare.

Por nuk është vetëm argëtimi qëllimi kryesor i punës në kampin veror Shkozë. Deri tani, falë punës dhe përkushtimit të Bashkisë, kjo qendër ka mundur të shpëtojë edhe 13 fëmijë, të cilit ishin në situatë rruge duke lypur në pika të ndryshme të Tiranës. Të gjithë këta fëmijë tashmë janë larguar nga rruga, ndjekin shkollën, dhe në këtë kamp veror kanë filluar të ndërtojnë edhe ëndërrat e tyre për të ardhmen, ku njëri do të bëhet mësues, tjetri piktor, dhe të tjerë kërcimtarë dhe muzikantë.

Nga situatë rruge duke lypur, në ndërtim ëndërrash për të ardhmen për t’u bërë mësues dhe piktor

Sh.S, fëmijë e komunitetit rom, tashmë ka mbaruar klasën e tretë. Ajo është një nga nxënëset më të mira të klasës dhe kthehet në shtëpin e saj mbushur me ylla dhe flamurë që merr, për shkak të rezultateve shumë të mira që arrin në shkollë. Vetëm pak kohë më parë jeta e saj ishte një ferr i vërtetë. Atë e gjeje në rrugë duke lypur.
“Nuk dua ta kujtoj më atë kohë. Ndjehesha shumë keq. E frikësuar, njerëz që më tallnin, por dhe të tjerë që ju vinte keq. Ardhja në këtë qendër më ka ndryshuar jetën. Këtu mësoj, shkoj rregullisht në shkollë. Marr ylla dhe flamura. Mësuesja më do shumë. Ndjehem shumë mirë”, thotë ajo duke të parë me sy të qeshur.
Shakira jo vetëm është shkëputur nga rruga, por tashmë ajo po ndërton edhe ëndërrat e saj për të ardhmen. Ajo do që të bëhet mësuese dhe të ndihmojë në të ardhmen fëmijët që të mos ndjekin rrugën, por të arsimohen.
Në situatë rruge kanë qenë dhe fëmijë të tjerë të komunitetit rom në këtë qendër si A. J, një vajzë që ka mbaruar klasën e 5 dhe do që të bëhet piktore; S. S që ka mbaruar klasën e dytë dhe do që të bëhet muzikant, si dhe dhjetra fëmijë për të cilët qendra komunitare Shkozë është bërë tashmë si një shtëpi dhe ku një personel i përkushtuar është i gjithi në dispozionin e tyre. Ata tashmë nuk janë fëmijë pa fëmijëri. Gjithësecili po ndërton ëndërrat e veta për të ardhmen, si pjesëtar dinjitoz i një Tirane e gjeneratës së ardhshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS SHERRI I DHUNSHËM NË MES TË CLUBIT/ Trejsi përleshet me një vajzë (FOTO+VIDEO)
Previous article E RRALLË/ Zbulohet si e ka marrëdhënien Eni Koçi me djalin 14-vjeçar të Genc Prelvukaj (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT