@wanderlustmarzi është mësuese në jetën e saj të përditshme, por pëlqen edhe udhëtimet në vende e shtigje të reja. Prej disa ditësh ajo po shijon një pushim të plotë në Tiranë dhe Durrës.
Në Tiranë ka vizituar disa vende, ndërkohë në qytetin bregdetar të Durrësit nuk i ka “rrëshqitur” mundësinë për të marrë disa rreze dielli.
@wanderlustmarzi duket se i ka pëlqyer udhëtimi këtu. Të paktën fotografitë e saj të panumërta në “Instagram” tregojnë ekzaktësisht këtë mendim.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.