• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË JETË PA ÇATI/ Njihuni me historinë e TRISHTË të çiftit që jeton në vetmi e mjerim (VIDEO)
Home
Sociale

NJË JETË PA ÇATI/ Njihuni me historinë e TRISHTË të çiftit që jeton në vetmi e mjerim (VIDEO)

19 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Jeta ka qenë e pamëshirshme me një çift nga fshati Mollas i Belshit.
Përpjekjet për të lindur një fëmijë kanë çuar në pasoja të rënda shëndetësore si pasojë e ndërhyrjes së mjekëve, ndërsa varfëria ka pllakosur shtëpinë, që ata nuk mundën kurrë ta përfundojnë.

Pak metra nga qendra e fshatit Mollas, mes shumë shtëpive që janë ndërtuar rishtasi, jeton prej 30 vitesh edhe çifti Gjini. Që nga jashtë shtëpia e tyre mund të duket se ka mbetur peng i kohës. Por për ta është më shumë se e papërfunduar. Ajo është shtëpia e mbetur përgjysmë për fëmijën e munguar. Ndërkohë që në katin e parë, ku banojnë dy të moshuarit varfëria është e gjithëpushtetshme.

Feriti tregon se jetesa pa një çati mbi kokë është fat që e përndjek prej kohësh, pasi kohë më parë zjarri i mori gjithçka kishin duke i lënë sot në këto kushte, brenda një dhome të pushtuar nga lagështira, pa ngrohje dhe vetëm me disa orendi shtëpiake jashtë çdo funksioni.

Megjithatë drama e tyre nuk është vetëm kjo shtëpi, por edhe gjendja e rënduar shëndetësore, ndikuar më tepër edhe nga shtëpia pa kushte.

“Vuaj nga reumatizma, nga tensioni, e gjitha jam e sëmurë.”

Feriti Gjini: “Kemi 20 vjet nga njëri spital tek tjetri. Unë kam 3 operacione, vuaj edhe nga mushëkritë prej lagështirës në shtëpi”.

Të ardhurat e vetme ekonomike me të cilat sigurojnë jetesën janë pensionet mujore, gjysma e të cilave shkon për blerjen e ilaçeve.

Ferit Gjini: “80 mijë lek na shkojnë vetëm me ilaçe sepse mua më janë shtuar sëmundjet pas operacioneve”.

Pavarësisht se shpesh kanë shtrirë duart për ndihmë, e vetmja përgjigje që kanë marrë janë këto tjegulla, të cilat kanë mbetur stivë në oborrin e shtëpisë për shkak se nuk kanë një çati ku t’i vendosin.

Ferit Gjini: “Shpresat i kemi humbur. Duam vetëm një dhomë të ikim nga lagështira, që të mos vdesim para kohe. Ishalla zoti na ndihmon”.

Tashmë në zgjimin e çdo mëngjesi e vetmja shpresë, që u ka mbetur është lutja drejt qiellit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kërkimet për gaz/ "SHELL" nënshkruan nesër marrëveshje të re me qeverinë shqiptare
Previous article Elvana Gjata poston videon kur flet SHQIP, këngëtarja me famë botërore i lë këtë koment (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori Aktualitet

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg… Aktualitet

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg…

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit Aktualitet

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT