Të qënurit një stjuardesë ose stjuart ka sa mënyra për të shijuar pozitivisht punën tënde, aq edhe pengesa (ose edhe pengje) që shkojnë drejt negatives sa i përket anëve të errëta që “fshehin” kabinat e pilotëve, dollapët e siguruar maksimalisht me kode të veçantë, sendet me vlerë që në disa raste “humbin” por ndërkohë janë vetëm vjedhur.
Unë e konsideroj veten si një prej personave më me fat në botë për këtë intervistë që vjen ndoshta një herë në një million momente që një gazetar përjeton në vendet ku ikën.
Nuk dija se ku të sistemoja në trurin tim kaq shumë informacion që Stefania (stjuardesa e linjës ALItalia për zonën e hemisferës veriperëndimore të fluturimeve) më dha në dy, tri pjesë të fluturimit 3350 me të njëjtën linjë nga Roma për në Nju Jork.
Rrëfim i shkurtër i gjithëçkaje që ndodh pas perdes së errët në një ngjyrë toke, ku duken vetëm hijet lëvizëse të vajzave dhe djemve “zotës” të avionit. Dukshëm për aq sa edhe është planifikuar fluturimi, ato janë të zotët e shtëpisë ku ke paguar të ftohesh.
Stefania, një shtetase italiane e lindur në qytetin e bukur të Firences vendosi si “shkoqurazi” të rrëfehej në shumë pak fjalë për jetesën e një stjuardese (por që ka folur edhe për stjuartët). Unë nuk e kisha përgatitur kurrëfarë, veten se do isha duke shkruar artikullin e kësaj jave.
U ngrita për të marrë një gotë lëng, dhe u gjenda mes kësaj bisede.
Më falni mund të marr nje gotë ujë ose …
Patjetër. Ja ku është. Nëse keni nevojë për ndihmë më thoni.
Është udhëtim i gjatë, dhe njerëzit si unë janë shumë kuriozë të dijnë se çfarë ndodh në një avion kaq gjigand.
Nuk e di nëse mund t’ju ndihmoj (stjuardesa u afrua disa metra meje, duke lënë një hapësirë për një bisedë që do të vijonte).
Po ja. Besoj se nga të gjitha gjërat që ndodhin këtu, lodhja është mbizotëruesja. Si ja bëni të “mposhtni” një lodhje të këtillë?
Haha (një qeshje tipike e shkurtër madje edhe me pikë në fund siç vetëm stjuardesat dhe stjuartët bëjnë). Ne nuk njohim lodhje zotëri, jemi gjithë kohës mbi re, dhe jemi shumë të kënaqur që iu shërbejmë njerëzve që vijnë nga e gjithë bota.
Përpos kësaj, nëse më lejon t’ju flas me Stefani. A është diçka që ju e doni? Fluturimet e gjata, orët e zgjatura, vonesat në uljen e avionit, shpeshherë edhe uria e etja? Nuk përbëjnë problem për ju?
Për mua ishte ëndërr e kthyer në realitet. Këtë gjë kam dashur të bëja që në moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeçare. Nisi si një humor mes meje dhe kushërirës time e cila fluturon brenda Europës me këtë kompani, e ja ku jemi tani.
Dhe diçka tjetër Stefani. Legjendat urbane flasin për anët e errëta të cilat nuk janë pak lidhur me këtë punë? Ti çfarë mendon?
Ato do të jenë aty përgjithëmonë. Nuk i ndryshon dot. Kjo jo sepse bëhen por mund të jenë bërë në të shkuarën dhe historia përsëritet e përsëritet, duke na mbetur edhe brezit tonë si një “damkë” e padëshiruar nga asnjë. Nuk mund të them se asnjë nuk është e vërtetë, por kompania jonë është tërësisht e bazuar në meritë dhe vullnet për të punuar.
Më duket se sapo më dhatë një ide fantastike për të shkruar diçka. Faleminderit Stefani. Punë të mbarë.
Faleminderit ju zotëri.
*Biseda e kryer mes Granit Përzhita dhe Stjuardesës së AL3550, Stefania.