• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NJË I MASKUAR RRINTE PARA PALESTRËS”/ Zbardhet dëshmia: Si u ekzekutua Devi Kasmi
Home
Breaking News

“NJË I MASKUAR RRINTE PARA PALESTRËS”/ Zbardhet dëshmia: Si u ekzekutua Devi Kasmi

3 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pretendimin e Prokurorisë për Krime të Rënda se Devi Kasmin e kanë vëzhguar disa kohë para vrasjes për të mësuar lëvizjet e tij, duket se e mbështet edhe dëshmia e një punonjësi të palestrës në pronësi të viktimës.

devi-kasmi

 

Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi dje dy dëshmitarë në lidhje me ngjarjen që tronditi Tiranën në janarin e vitit që lamë pas, ndërkohë që janë marrë të pandehur greku Efthymious Efthymiou, Altin Hoxhallari dhe Elton Halipaj.

Prokuroria pretendon se këta persona kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke përgatitur planin, ruajtur viktimën dhe më pas kanë kryer vrasjen. Gjatë seancës së djeshme, një banor i pallatit poshtë të cilit u vra Kasmi, me inicialet L.K., tregoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa sipas dëshmisë së tij janë dëgjuar rreth 5 apo 6 krisma.

Ndërkohë, nga ana tjetër, dëshmitari i dytë me inicialet E.P. tregoi para Gjykatës se Kasmi nuk i kishte shfaqur asnjë shqetësim, megjithëse shtoi ai, nuk kanë pasur një marrëdhënie të tillë. Më tej, në dëshmi i riu tha se rreth një muaj para se të ndodhte vrasja, ai kishte parë para palestrës një person të maskuar dhe të veshur i gjithi me të zeza. Sipas dëshmitarit, dukej sikur ky person po vëzhgonte palestrën, ndërsa nuk arrin ta identifikojë atë, kjo pasi atë ditë vetëm sytë i dukeshin.

Efthymios Efthymious

“Për periudhën që më pyesni, unë kam qenë në punë në parkimin e një palestre pas 15-katëshit. Pronari i kësaj palestre ka qenë i ndjeri Defrim Kasmi. Ditën e ngjarjes kam dalë nga shtëpia dhe rreth orës 12:30-13:00 kam qenë në palestër. Ndërkohë, rreth orës 15:00 kam takuar të ndjerin, ndërsa lajmin për vrasjen e kam dëgjuar në media. Atë ditë nuk kam parë asnjë gjë të çuditshme pranë palestrës, por rreth një muaj para asaj dite kam parë një person të maskuar, që më bëri përshtypje. Ai ishte i veshur i gjithi me të zeza, me kapele dhe vetëm sytë i dukeshin. Më bëri përshtypje se ishte veshur shumë dhe nuk ishte edhe aq ftohtë. Ky person ishte i gjatë, por unë nuk mund ta identifikoj dot, pasi nuk kishte pamje të qartë. Në lidhje me këtë person i kam thënë edhe bashkëshortes së Kasmit, më kanë thënë që nëse do ta shihja sërish, atëherë duhet t’u thosha atyre”, dëshmoi shtetasi E.P. para Gjykatës.

Ndërkohë, dëshmitari tjetër i thirrur nga prokurori Besnik Muçi, tregoi se si fillimisht kishte menduar se ishte vrarë djali i tij. Ai nuk dha detaje të shumta për vrasjen, ndërsa shpjegoi se në fillim kishte zbritur i frikësuar poshtë pallatit sapo kishte dalë djali i tij dhe personi i vrarë kishte një xhup të ngjashëm me të.

“Ishim duke ngrënë darkë dhe i kam kërkuar djalit të shkonte të blinte një pije. Pak pasi djali zbriti, kemi dëgjuar të shtëna dhe kemi zbritur poshtë, në fillim menduam mos ishte qëlluar djali, pasi personi i vrarë kishte të njëjtin xhup. Por në këtë kohë kam parë edhe djalin të vinte dhe jam qetësuar. Jam shoqëruar në Polici pas ngjarjes”, përfundoi dëshmitari.

Sipas Prokurorisë, plani për vrasjen është përgatitur disa muaj para se të kryhej, ndërsa Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është porositësi, njihej me Efthymious Efthymiu prej vitesh. Pas disa ditësh vëzhgim të lëvizjeve të viktimës Devi Kasmi, mbrëmjen e 29 janarit të një viti më parë, sipas Prokurorisë, Efthymious Efthymiu i ka bërë pritë Kasmit poshtë banesës së tij, duke e qëlluar me armë zjarri dhe lënë të vdekur në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NjË NGA STOLITË E MANDATIT..."/ Veliaj: E gjetëm Tiranën me 7 orë ujë, do e çojmë në...
Previous article "NGËRÇ" POLITIK/ Marrëveshja "Brexit" penalizon partitë e Mëdha në Britani

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT