• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJE HISTORI NDRYSHE/ Ankandi i jashtëzakonshëm për limuzinën e famshme të paradave të Hitlerit
Home
Dossier

NJE HISTORI NDRYSHE/ Ankandi i jashtëzakonshëm për limuzinën e famshme të paradave të Hitlerit

12 January, 2018 Redaktor1 Dossier

Më 17 janar do të shitet në ankand në SHBA një nga limuzinat e Adolf Hitlerit. me të cilat ai shfaqej në parada.

Në shtetin amerikan të Arizonës ofrohet në ankand limuzina e Hitlerit, e prodhuar në firmën Daimler-Benz në Sindelfingen në periudhën 1938 – 1939. Fakti që automjeti që Hitleri përdorte në parada ofrohet tani për shitje në gjendje shumë të mirë, konsiderohet vërtet si një sensancion – dhe për këtë shitje në ankand po diskutohet po aq shumë sa edhe për gjërat e tjera që lidhen me diktatorin gjerman.

Historia e automjetit me targën 1A 148461 është dokumentuar në mënyrë të përpiktë. Shoferi i Hitlerit, SS-Obershturmbanfyhreri Erich Kempka, është kujdesur personalisht për porositjen e makinës, e cila u dorëzua në fund të korrikut 1939, pak para fillimit të luftës.

Një automjet superlativ

Baza për limuzinën e fyhrerit ishte modeli 770 K “Mercedes i Madh”. Automjeti qe gjashtë metra i gjatë dhe ofronte vend për deri në tetë vetë. Ai kishte një motor me tetë cilindra. Makinës së Hitlerit iu shtuan një sërë elementesh sigurie. Sipas dokumenteve dritaret përbëheshin prej xhami antiplumb 40 mm të trashë, karroceria ishte prej çeliku të blinduar 18 milimetrësh.Për shkak të blindimit pesha e makinës qe pothuajse pesë ton, dhe ajo harxhonte 38 litra për 100 kilometra, gjë që sot duket e pabesueshme. Me një kapacitet prej 300 litrash, ajo mund të përshkonte megjithatë me një mbushje distanca të gjata.

Ndryshime pronarësh

Hitleri e përdori Mercedesin si makinë kryesore për paradat, si ajo në vitin 1940, kur u festua fitorja mbi Francën, ose gjatë vizitës së diktatorit italian Benito Musolini, kur të dy u shfaqën krah për krah nëpër rrugët e Mynihut. Mercedes i Hitlerit ishte një simbol propagandistik i nazistëve dhe prandaj është i pranishëm në shumë filma dhe foto bashkëkohore.

Por kur fati i luftës së Hitlerit mori fund, më së voni në vitin 1942, nuk u zhvilluan më parada me makina. Në përfundim të luftës limuzina u sekuestrua nga forcat amerikane në Francë, por ushtarët nuk dinin asgjë për pronarin e asaj makine. Pas luftës makina qe shkurtimisht pronë e një belgu, më pas u shit në SHBA, ku ndryshoi disa herë pronarët e pastaj u kthye prapë në Evropë. Shoqëria e ankandit nuk e ka bërë publike se cili është për momentin i zoti i makinës.

Dhjetë për qind e të ardhurave nga shitja e makinës së Hitlerit do të rrjedhin në projekte për historinë e nazizimit dhe të holokaustit.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-kapiteni i del në mbrojtje Zidanes: Real Madridi të mos nxitohet!
Previous article Stadiumi i ri një miliardësh i Chelseat rrezikon të mos ndërtohet, mbahet peng nga shtëpia e një familjeje (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT