Ashtu sikurse çdo ditë, ne zgjedhim postimin e ditës, ku sot në fokus kryeqytetin, ku si gjithnjë bashkia e Tiranës sjell risi.
Kryebashkiaku Veliaj njofton që së shpejti në Tiranë do të hapet një treg veçanërisht për rrobat e përdorura.
Kjo normalisht do të ndikojë në rritjen e mirëqenies së familjeve rome dhe egjiptiane, për të cilat hapja e një tregu të tilllë është një mundësi punësimi shumë e mirë.
Veliaj shton se kjo është një punë shumë e rëndësishme për këtë komunitet, që është shumë dashamirës dhe falenderues.
/AlpeNews.al
POSTIMI I PLOTË:
103 familje të komunitetit rom dhe egjiptian nuk do të shesin më rroba në rrugë! 🎉🛒🛍
Bashkë me Elona Gjebrean dhe Andi Dobrushin përuruam sot tregun e parë publik të rrobave të përdorura në Shkozë. Hapja e këtij tregu është mundësi punësimi për shumë familje në nevojë të përjashtuara nga taksa për hapësirën publike. 👪📈
Një tjetër punë e mirë dhe shumë e rëndësishme për këtë komunitet, që është kaq dashamirës dhe falënderues! 😊