• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË FORMË E SHKËLQYER BIZNESI NË BERAT/ Investimet në agroturizëm mbajnë njerzit në fashat dhe sigurojnë…
Home
Sociale

NJË FORMË E SHKËLQYER BIZNESI NË BERAT/ Investimet në agroturizëm mbajnë njerzit në fashat dhe sigurojnë…

20 January, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

“Agroturizmi është një formë e shkëlqyer biznesi për të mbajtur njerëzit në fshat dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm në zonat rurale. Interesimi për të bërë investime të tilla ka ardhur gjithnjë në rritje”. Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, teksa ishte në Berat ku vizitoi një nga kantinat me të njohura të verës në vend, që është gjithashtu edhe një pikë agroturizmi.

“Një model i shkëlqyer i agroturizmit i krijuar në familjen Nurellari. Një model i shkëlqyer i bashkëpunimit midis shtetit ndërmjet fondeve publike dhe iniciativës sipërmarrëse të kësaj familje. Një model i shkëlqyer për të ndjekur dhe për të dëshmuar që këto forma të sipërmarrjes mund të garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm rural. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme për t’u zhvilluar dhe për të konkurruar jo vetëm në tregun vendas, por edhe në tregun ndërkombëtar, me një produkt si është vera”, tha ministri Çuçi duke theksuar se ky model duhet ndjekur edhe në zona të tjera të vendit me potenciale të shumta për prodhimin e verës dhe zhvillimin e agroturizmit. Familja Nurellari në Berat ka përfituar rreth 30 milionë lekë të reja mbështetje nga Skema Kombëtare dhe programi IPARD për investimin në kantinën e verës dhe zhvillimin e projektit të agroturizmit.

Shqipëria ka rreth 11 mijë hektarë vresht të varieteteve të ndryshme. Ndërkohë gjatë vitit 2018 prodhimi i verës në vend u rrit me 9.1%. Produkti shitet në tregun vendas dhe për eksport. Në tre vitet e fundit janë mbështetur 6 subjekte me rreth 83 milionë lekë për investim në kantina vere. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka realizuar gjithashtu edhe krijimin e Kadastrës së Vreshtit, një bazë të dhënash shumë e rëndësishme për të gjitha parcelat me vreshta në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHEN BASHKË PAS 15 VITESH? Në prapaskenën e SAG Awards lindën dyshimet se Brad dhe Jen s'janë thjesht miq (FOTO)
Previous article KEMI PËR T'U ÇMENDUR/ Zbulohet arsyeja pse Ledri Vula fshiu gjithçka nga Instagrami

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT