Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka dhënë këtë të mërkurë dorëheqjen.
Ky vendim i tij vjen një ditë pas një takimi të tensionuar të kabinetit, gjatë së cilës ai u konfliktua me Ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos për marrëveshjen e Prespës.
Burimet i thanë “Kathimerinit” se Kotzias ishte i pakënaqur, për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk i ofroi mbështetje kundër sulmeve nga Kammenos, i cili e ka akuzuar Kotzias-in si njeri të Xhorxh Sorosit.
Ndihmësit pranë Ministrit të Jashtëm thanë se ai është ndjerë “thellësisht i ofenduar” nga akuzat.
Të njëjtat burime shprehen se Kotzias gjatë takimit të kabinetit është shprehur për keqmenaxhim të fondeve të Ministrisë së Jashtme.
Nikos Kotzias e ka mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm që prej vitit 2015.


