Nje dite pasi prezantoi platformën e re për punësimin e infermierëve, Rama e ka nisur diten e sotme me nje video lidhur me proceduren qe duhet ndjekur nga gjithe te ineteresuarit.
Sipas Rames, jane 420 vende te lira dhe te interesuarit mund te gjejen ketu hapet e thjeshte qe duhet te ndjekin per regjistrimin ne portal.
Rama: Ka 420 vende të lira, ja si mund të punësoheni
Sipas kreut të qeverisë, infermierët që aplikojnë për punë në këtë portal do të rekrutohen vetëm në bazë të meritës dhe nuk do të ketë më lëvizje politike.
MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë video informuese mbi hapat e thjeshtë që duhet të merrni për tu bërë pjesë e portalit “Infermierë për Shqipërinë”, e vetmja mundësi punësimi reale në institucionet e sistemit shëndetësor sot, sipas një sistemi transparent të vlerësimit të meritës, ju uroj një ditë të mbarë 😊 #Shqipëriaqëduam🇦🇱🇪🇺#Shëndetësiaqëduam🚐🚁🏥Rregjistrohuni dhe konkuroni! www.infermierepershqiperine.al
Posted by Edi Rama on Wednesday, January 10, 2018
Për momentin janë 420 vende të lira pune për infermierët që do të aplikojnë në këto pozicione dhe që do t’i nënshtrohen testimit.
Rama deklaroi se: Kemi refuzuar që të plotësonim vende vakante me ndërhyrje, nga poshtë nga lartë dhe nga anash. Nuk ka penguar askush, as ligji dhe asnjë forcë madhore. Nuk mund ti besohet partisë rekturimin e punonjësve në sistemin shëndetësor”, deklaroi Rama.
“Nga sot çdo infermiere që do të rekrutohet në sistemin tonë shëndetësor do të mund të rekrutohet vetëm falë meritës dhe aftësive të veta. Në bazë të meritës, secili do të marrë pikët që i takojnë. Sot janë 420 vende vakante. Ne kemi refuzuar t’i mbushim vendet vakante nga poshtë, nga lartë, pasi përgatiteshim për këtë proces”, është shprehur Kryeministri Edi Rama.
Ekzistenca e këtij portali do t’i japë fund punësimeve pa meritë, sikurse ka ndodhur deri më tani. Dhe për këtë, Kryeministri Rama u shpreh se ndihet më i lehtësuar që ky fenomen negativ mori zgjidhje.
“Përballë ankesave të një infermiereje me 20 vite eksperiencë nuk kam mundur të bëj dot asgjë, që është larguar për t’u zëvendësar nga një infermiere e sapolicencuar”, tha Rama.


