Gazetari i gazetës gjermane ‘Bild’ Pieter Tiede paralajmëroi sot se nesër do të publikojë përgjime të reja lidhur me dosjen 339. Përgjimet e para të gazetarit gjerman u publikuan në datë 5 Qershor, pikërisht dita kur lideri i opozitës Lulzim Basha ishte në Gjermani për të lobuar kundër hapjes së negociatave.
Çuditërisht pas dy javësh heshtje, ‘investigimi’ i radhës i mister Tiede do të dalë prapë nesër, pra një ditë para mbledhjes së krerëve të shteteve të Bashkimit Europian, që pikërisht në 18 Qershor do të vendoset për zgjerimin e unionit, që përfshin edhe fatin e Shqipërisë në lidhje me negociatat.
A mund të jetë vallë rastësi që përgjimet e gazetarit gjerman publikohen në sinkron me kauzat e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar kundër hapjes së negociatave? Një koincidencë është koincidencë, dy koincidenca janë një provë. (Shqiptarja.com)