Pasi SHBA-të do të kontribuojë në luftën kundër COVID-19 në vendin tonë, vjen një mesazh falënderues nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Përmes një postimi në “Twitter’ lideri i opozitës nje dite me vone se sa publikimi i lajmit nga Yuri Kim, i shprehu mirënjohje SHBA-së, ndërsa theksoi se falë kësaj ndihme do të mundësohet rritja dhe aktivizimi i zbulimeve të rasteve të të infektuarve.
Basha tha se testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza.
“Mirënjohje SHBA & @USAmbAlbania për ndihmën kundër COVID-19.Falë saj, mundësohet rritja e testimeve & aktivizimi i zbulimit dhe mbikëqyrjes së të infektuarve & kontakteve të tyre.
Testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza.”, shkruan Basha, teksa ka shperndare statusin e ambasadores se SHBA-ve Yuri Kim.
Me kete deklarate Basha tregoi se eshte kunder grupit te eksperteve te PD te kiyesuar nga Tritan Shehu, te cilet heqin dore nga testimi me tampon duke kerkuar skaner!


