Një ditë pasi vizitoi varrin e të atit në Skënderaj, ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me familjarët e tij në zyrat e EULEX-it në Kosovë. Kjo është hera e parë që prej se ndodhet në paraburgimin në Hagë nga viti 2020, që ish presidenti Thaçi kalon natën në Kosovë.
Disa të rinj u mblodhën para zyrës së EULEX-it dhe po mbajnë pankarta të ndryshme në duar. Nuk mungojnë as flamujt e UÇK-së. “Drejtësi, jo politikë”, shkruhet në pankartat e tyre.
Teksa vizitoi varrin e të atit, ai la edhe një kurorë me lule me mbishkrimin: “Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falenderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.
Haxhi Thaçi u përcoll për në banesën e fundit me 18 Mars në Burojë të Skënderajt.


