• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Një Carmen shqiptare në festivalin tradicional në Zvicër
Home
Kulturë
Trashegimi

Një Carmen shqiptare në festivalin tradicional në Zvicër

28 August, 2018 g.autor Art, Kulturë, Muzikë, Trashegimi

Mexosopranja e njohur shqiptare Flaka Goranci ka marrë vlerësime maksimale nga kritika zviceriane për rolin e Carmenit në “Opera Viva” në Zvicër.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka publikuar një shkrim mbi performacën e mexosopranos shqiptare dhe vlerësimin që ajo ka marrë.

“Një Carmen shqiptare në festivalin tradicional në Zvicër, “Opera Viva”. Interpretimi i mexosopranes së njohur Flaka Goranci, u vlerësua maksimalisht nga kritika zvicerane. Bravo Flaka!”, shkruan në Facebook, ministri Majko.

Festivali tradicional i operës “Opera Viva” u mbajt nga data 27 korrik deri më 11 gusht në kantonin më të madh të Zvicrës, Graubunden. Pjesë e saj ishte edhe opera Carmen, një nga më të njohurat e kompozitorit francez George Bizet.

Për rolin kryesor, atë të Carmen, u zgjodh mexosopranoja e njohur shqiptare Flaka Goranci, interpretimi i së cilës u vlerësua maksimalisht nga kritika zvicerane.

Kritika cilësoi në gazetën “Sudostscweiz” se “kush merr përsipër këtë rol, duhet të lërë gjurmë të mëdha dhe të luajë po aq mirë sa edhe këndon. Flaka Goranci ka talent të lindur për aktrim”.

“Natyrisht, pas një kritike të tillë kush nuk do të ndihej mirë. Për mua ka qenë një kënaqësi, një aprovim i gjithë asaj pune, i gjithë përkushtimit tim, por ka qenë edhe një vlerësim mjaft i rëndësishëm sepse të marrësh një kritikë për një rol si Carmen, një rol mjaft kompleks, ka qenë një mrekulli”, u shpreh Goranci.

Carmen është një ndër rolet më të vështira për një mexosoprano, pasi kërkon njëherësh jo vetëm pjekuri vokale, por edhe aftësi interpretative.

“Normalisht që pjekuria vokale arrihet me eksperiencën. Opera “Carmen” është një teatër e pastaj është një opera, ndaj për mua tingëllon mjaft impresionuese mundësia që të këndosh një Carmen, sepse mund të gjesh shume gjëra, të cilat mund t’i kombinosh mjaft bukur”, vijoi më tutje ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ RONALDO bëhet PRESIDENT, blen skuadrën e njohur spanjolle
Previous article SHQIPËRIA në kaos para IZRAELIT/ Lojtari i Kombëtares PËRJASHTOHET nga skuadra

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT