Airbus Beluga XL, që ngjan si një balenë e qeshur, është nisur nga Blagnac, në Tuluz, në Jug-Perëndim të Francës dhe ka bërë kështu fluturimin e tij të parë.
Gjigandi i ri i qiellit, që në fakt ngjan si një gjallesë deti, i projektuar nga Airbus, është i gjatë 53, 1 metra dhe i lartë pothuajse 19 metra. Ai do të zënë dalëngadalë vendin e Beluga A300-600ST në 2019.
Sipas informacioneve të shpërndara nga kompania, këto mjete fluturuese do të përdoren për të transportuar pjesë të avionëve të tjerë.
Krahasuar me paraardhësit e tij, Airbus Beluga XL ka një kapacitet ngarkese prej mbi 30% më të madh, duke garantuar një transport prej 53 tonësh në një distancë prej 4 mijë kilometrash.