• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NJË ATENTAT I TILLË KA KOSTO TË LARTË”/ Hoxha për ekzekutimin e Reçit: Fshihet një i fuqishëm
Home
Breaking News

“NJË ATENTAT I TILLË KA KOSTO TË LARTË”/ Hoxha për ekzekutimin e Reçit: Fshihet një i fuqishëm

2 November, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja e Xhelal Reçit në mes të Laçit ishte një ngjarje e paralajmëruar. Një vit më parë djali i tij Besnik Reçi i shpëtoi atentatit.

Gazetari Artan Hoxha, në studion e “Abc Live” me Juli Xhokaxhi u shpreh se për grupin e hetimit është e vështirë zbardhja e kësaj ngjarje, për shkak edhe të frymës që kanë banorët në këtë zonë, të cilët nuk bashkëpunojnë me policinë.

Gazetari shprehet gjithashtu se një atentat i tillë ka kosto të lartë, që do të thotë se pas fshihet një i fuqishëm.

“Zona e Kurbinit ka një mënyrë krejt tjetër. Nuk janë bashkëpunues me policinë, përpiqen ti zgjidhin vetë, edhe kur dikush kapet nuk tregon. E kuptoj që edhe dëshmitarët aty e kanë shumë të vështirë. Nuk janë të prirur për të dhënë informacion autoriteteve, nuk e bën. Ky është rreziku i kësaj historie sepse çon në zinxhir vrasjesh.

Viktima ka qenë edhe në moshë vitale, merrej me bizneset. Familja nuk ka pasur probleme financiare, kanë jetuar mirë, prandaj ka lënë punën në  polici ai. ky është një element që dëshmon se ngjarja nuk vjen për motive materiale. Kush fshihet? Të realizosh këtë lloj atentati ka një kosto. Nga kostoja shkojmë te kush mund të realizojë. Një që ka një problem të thjesht nuk harxhon aq shumë lekë. Ka një kosto për autorët. Këtë lloj atentati nuk e bën dot çdo njeri. Dikush i fuqishëm, që ia mban xhepi, që është i motivuar, ata vrasësit vjet që e ndoqën 20 km, ndryshe do të kishim viktimë që vjet.

Këto të dhëna tregova që janë njerëz të fuqishëm, që përballojnë këtë kosto atentati, që janë të aftë të kryejnë një atentat të tillë në mes të Laçit. Problemin e policisë duket se nuk e kanë fare. Ata kanë vepruar sikur nuk ekziston fare policia. Kjo është pjesë e hetimit. Janë të fuqishëm. Kush janë? Nuk mund ta bësh këtë gjë me emra.

Është dikush që e njeh mirë këtë fushë, ia mban xhepi, i ka aftësitë organizative dhe që të zhduket pa lënë gjurmë. Kjo është një ngjarje shumë e vështirë, do të ishte mirë të parandalohej vitin e kaluar, nuk u parandalua dhe jemi sot në këtë situatë. Vështirësia është edhe për shkak të frymës që kanë banorët aty, nuk bashkëpunojnë me policinë sepse nuk kanë besim,” u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRDHUNOI 14-VJEÇAREN/ Dënohet me 12 vite burg roja i shkollës në Paskuqan
Previous article VIDEOLAJM/ Publikohen pamjet tronditëse: Momenti kur afgani shet vajzën e tij 9-vjeçare te një 55-vjeçar

Delo.autor

Postime të ngjashme

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT