• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË ADOLESHENTE “REBELE”/ Grida Duma: Në gjimnaz lija orët
Home
Politikë

NJË ADOLESHENTE “REBELE”/ Grida Duma: Në gjimnaz lija orët

14 September, 2019 F.autor Politikë

Pop Culture ka filluar sezonin e re në Top Channel, në drejtimin e autores dhe moderatores, Dojna Mema.

Dojna ka vendosur që edhe këtë sezon mes shumë rubrikash të reja, të rikthejë “Një ditë me Dojnën”, një rubrikë mjaft e dashur jo vetëm nga publiku por edhe nga vetë personazhet.

Grida Duma ka qenë e ftuara e parë në “Një ditë me Dojnën”. Moderatorja ka realizuar këtë intervistë në Durrës, ku dhe është vendlindja e Grida Dumës. Dojna e ka kthyer pas në kohë Gridën, e cila ka rrëfyer për adoleshencën e saj dhe jo vetëm.

Ke qenë ajo goca e famshme e shkollës, apo më e tërhequr?- ka qenë pyetja që Dojna i ka drejtuar Gridës, e cila më pas ka treguar kujtimet e saj nga vitet e gjimnazit.

“Duke qenë se vija nga një shkollë tjetër dhe jo nga një shkollë e përgjithshme dhe duke qenë se Durrësi ishte një qytet i vogël ku njerëzit njiheshin me njëri tjetrin dhe dihej kush studionte arte e nuk është se u mirëprita në gjimnazin e përgjithshëm sepse aty dihej që nxënësit ishin shumë serioz”- ka rrëfyer Grida e cila është ngacmuar sërish nga Dojna përsa i përket lënies të orëve në gjimnaz dhe vendet që frekuentonte.

“Ka qenë një kafe e vockël ishte disi më e bukur se ishte me xhama dhe xhamat reflektonin murin e vjetër dhe dukej sikur ti ishe në një kafe nuk e di se ku në një vend me më shumë infrastruktur se Shqipëria në atë kohë. Dhe unë shkoja aty një herë ose dy herë në javë e kur porositej ajo kapuçino me bustinë dukej sikur kishe një tjetër lloj standarti, s’ishte thjesht kafe, s’ishte thjesht gjimnaziste”.

Por a ka qenë Grida Duma ajo nxënësja që ngrinte dorën në mësim dhe rrinte në bankë të parë? Në fakt jo, madje mund të themi se ajo ka treguar të kundërtën:

“Jo Jo fare fare, sigurisht nuk isha ajo në bankën e fundit që ishte shumë trendi, por në vitin e parë të gjimnazit u përpoqa shumë ti përshtatesha ambientit dhe të shikoja si ishte atmosfera kush ishin më të rëndësishmit etj etj. Këtë kam bërë vitin e parë kisha vështirësi shumë me Matematikën me Fizikën, sepse ne harxhonim kohë për të studiuar violin 4 orë dhe nuk ishte prioritet Matematika.

Kam bërë edhe unë ato kurset jashtë shkolle dhe derisa mbaroi gjimnazi e kapa ritmin. Mund të them se në universitet isha në atë 3-shen më të mirë dhe s’po ndahem nga të tjerët. Në gjimnaz të ngrija dorën e kam tmerr edhe sot kur e bëj, nuk ka nevojë të ngresh dorën, një mënyrë të ngriture dorën po, por jo ai pioneri ajo nuk tregon personalitet dhe individualitet. Këta marrin sadisfaksionit e të qenurit mirë me zyshën, nuk marrin këtë të shokëve por të zyshave, por duhet të zgjedhësh në jetë kaq është e gjitha”- ka përfunduar Grida historinë e saj të adoleshencës. /TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Nis sfida mes Norwich dhe Manchester Cityt
Previous article “NË PJESËN E DYTË S'KISHIM SHUMË ENERGJI”/ Flet trajneri Daja pas humbjes: Skënderbeu i kohëve historike është...

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT