Për shumë kohë një zonë e panjohur dhe e lënë në harresë, tashmë Nivica në Kurvelesh ka rifituar shkëlqimin e humbur. Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, përmes një postimi në rrjetin social ”Facebook” ka njoftuar se 22 artistë nga vende si: Spanja, Italia, Rumania dhe Turqia, të cilët performuan shfaqjen e tyre teatrale në Malet e Kurveleshit.
Sipas tij, kjo është një ngjarje e rrallë, pasi asnjëherë më parë në këtë zonë, nuk janë zhvilluar aktivitete të tilla.