Me vendimin për vaksinim të detyruar që po sfidohet nëpër gjykata, në SHBA po bëhen të gjitha format e nxitjes së qytetarëve për ta kryer këtë proces dhe e fundit vjen nga Luiziana.
Në këtë shtet, rrjeti më i madh i spitaleve i ka vënë punonjësit e vet përballë dy zgjedhjeve, ose të vaksinojnë partnerin, apo partneren e tyre, ose do të paguajnë më shumë siguracione shëndetësore.
Sipas drejtuesve të “Ochsner Health System”, qëllimi nuk janë paratë, por nxitja e vaksinimit në popullatë. Nëse punonjësit e refuzojnë, atëherë faturës aktuale të siguracioneve që paguajnë do t’u shtohen edhe 200 dollarë.
“Shhuma është e ngashme me atë që aplikohet për duhapirësit dhe është në përputhje me liget në fuqi”, tha Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i rrjetit të spitaleve, Ëarner Thomas.
Me rreth 33 mijë punonjës, “Ochsner” bëhet kompania më e madhe amerikane që të lidhë procesin e vaksinimit me bashkëshortët, apo partnerët e punonjësve.
SHBA aktualisht ka një stok të madh dozash anti-Covid, kryesisht Pfizer. Por, vaksinat po refuzohen nga një pjesë e mirë e amerikanëve, çka ka detyruar shumë kompani që ta kalojnë nga planet stimuluese financiare për ta kryer imunizimin, te ato ndëshkuese, si rasti në fjalë.


