• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NISMA E RE E MAZHORANCËS/ Manja thirrje opozitës: Kemi nevojë për mbështetje duhen shumica e votave
Home
Politikë

NISMA E RE E MAZHORANCËS/ Manja thirrje opozitës: Kemi nevojë për mbështetje duhen shumica e votave

1 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Maxhoranca miratoi e vetme në parim ndryshimet në Kodin Penal që i hapin rrugë dënimeve me gjobë dhe heqje lirie për agresorët dhe keqtrajtuesit e kafshëve. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i bëri thirrje opozitës të mbështes nismën e ardhur si propozim i mbi 37 zgjedhësve, duke qenë se ndryshimet në Kodin Penal kërkojnë 84 vota.

“Kjo është nismë e rëndësishme, shumë sensitive. Këtë e tregon edhe fakti që janë 37.527 zgjedhës që kanë dhënë mbështetje për këtë nisëm. Sigurisht komisioni duke e vlerësuar rëndësinë e kësaj nisme e ka përfshirë edhe në programin e punës së Kuvendit. Kërkon 84 vota sigurisht. Ka gjithë vullnetin tonë si maxhoranca, por dihet që duhen 84 vota dhe është shumë e nevojshme mbështetja që do të jap opozita për këto ndryshime”, tha kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Sipas propozimit të mbërritur në Kuvend për ndryshime në Kodin Penal, cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye vret një kafshë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vite.

Përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme në parim e kanë cilësuar të nevojshme ndryshimet në Kodin Penal për mbrojtjen e kafshëve. Sipas përfaqësuesit të organit të akuzës, është e nevojshme të bëhen fillimisht ndryshime që mbrojnë shëndetin e publikut. “Duhet ndërhyrë në Kodin Penal për të bërë ndryshime në disa vepra penale për të parandaluar, mbrojtur në mënyrë të posaçme publikun nga sëmundjet e transmetueshme nga kafshët.

Edhe deputeti i PS, Bashkim Fino e cilësoi interesante nismën për mbrojtjen e kafshëve por u shpreh me rezerva për faktin se për agresorët e kafshëve është përcaktuar edhe dënim me heqje lirie edhe gjobë. “Ka dy penalitete në çdo nen. Ka burg ka edhe gjobë. Në çdo nen thuhet se dënohet me burg nga 2-3 vjet dhe me gjobë nga 50-100 mijë. Një njeri kudo nuk mund të dënohet me penalitete”.

Projektligji

1

2

3

4

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PARITUR/ Guardiola i mbyll derën “yllit” të Parisit, spanjolli mendon se ka në skuadër lojtarë më...
Previous article Disa këshilla grimi për vajzat zeshkane

Isa.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT