300 gratë me më influencë dhe fuqi të Hollywood-it kanë nisur një fushatë për të luftuar ngacmimet seksuale në prag të skandalit Weinstein.
Iniciativa, e quajtur Time’s Up, është përkrahur nga Reese Witherspoon, Meryl Streep, Eva Longoria, Amerika Ferrera dhe Natalie Portman.
Ky projekt përfshin një fond ligjor prej 15 milion dollarë për të ndihmuar gratë më pak të “privilegjuara” të kenë qasje në drejtësi nëse janë keqtrajtuar, abuzuar seksualisht.
Aktoret gjithashtu bëjnë thirrje të veshin të zeza në mbrëmjen e ndarjeve të çmimeve Golden Globe më 7 janar në solidaritet me lëvizjen e krijuar. Përgatiti AlpeNews.al