• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NISMA E BASHKISË SË TIRANËS/ Rikonstruktohen edhe godinat e tjera të pallateve…
Home
Sociale

NISMA E BASHKISË SË TIRANËS/ Rikonstruktohen edhe godinat e tjera të pallateve…

13 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

“Fondi i Komuniteteve” është nismë e Bashkisë së Tiranës, e cila u krijon mundësinë qytetarëve të rikonstruktojnë pallatet e tyre. Pas suksesit me pallatet e para “Hawai” në Rr. “Andon Z. Cajupi” në Njësinë 5, këtë mundësi e kanë përqafuar edhe banorët e godinave të tjera në këtë bllok banimi, të cilët i kanë dhënë një pamje krejt të re banesave të tyre, ndërkohë që Bashkia e Tiranës është duke punuar për rehabilitimin e rrugëve dhe të trotuareve.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i lumtur që nisma po jep frytet e saj në kryeqytet dhe ftoi qytetarët e tjerë që të zgjedhin administratorët e pallateve për të përfituar nga “Fondi i Komuniteteve”. “Filluam para pak muajsh me ato që ishin pallatet e para të ‘Arabit’ dhe banorët e tjerë e panë se si po dilte në dritë pallati ngjitur, ndaj filluan edhe ata të marrin nga energjia pozitive e transformimit. Thirrja ime për të gjithë banorët është: Ky është viti kur kemi financuar më shumë projekte komunitare, ndaj i ftoj që fillimisht të zgjedhin administratorin e pallatit të tyre dhe pastaj të aplikojnë. Ky është një pallat i cili deri dje dukej një katrahurë; sot as kabujt nuk duken më”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi se përmirësimi i infrastrukturës ka sjellë edhe rritje të vlerës së pronës për qytetarët. Ndaj, ai kërkoi prej të gjithë banorëve që të tregohen bashkëpunues dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi të ofruar nga Bashkia e Tiranës. “Fakti që sot veshja me kapotë e rrit ngrohjen deri në 4-5 gradë dhe për dy-tre vjet nxjerr koston e investimit dhe të pagesës modeste të çdo familjeje, është një formulë që ia vlen. Ndaj, ftesa për banorët është: Kopjoni më të mirët dhe nëse investimet në horizontal po e nxjerrin lagjen në dritë, po bëhen rrugët, rreth-rrotullimet, trotuaret, këndet e lojrave, duhet që edhe në vertikal të kemi të njëjtën cilësi. Kur qytetarëve s’u shkel këmba në baltë, ama edhe shkojnë në një shtëpi me ambient të ngrohtë, do të thotë se ky është një qytet ku ia vlen të investosh dhe ia vlen të jetosh”, tha Veliaj.

Gjatë këtyre katër viteve Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme që kanë sjellë dhe rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të mirëmbajtur hapësirat e përbashkëta. “Kemi bërë shumë punë këto katër vite, por një ndër gjërat për të cilën jam më shumë krenar është që këto katër vite kemi mësuar të jetojmë bashkë. Secili për vete, Zoti për të gjithë ishte një formulë që nuk funksiononte më për Tiranën; ama të gjithë bashkë, për të mirën e përbashkët, për një pallat të përbashkët, një hapësirë të përbashkët, një rrugë, kopësht, shkollë, çerdhe të përbashkët, kjo formulë funksionon dhe më vjen mirë që vatra e së mirës po përphapet. Deri dje përhapej vatra e së keqes, e pisllëkut, vatra e ndotjes, vatra e zaptimit; sot po përpahet vatra e së mirës”, shtoi Veliaj.

Administratori i Pallateve “Hawai”, Adem Cenmurati vlerësoi mbështetjen e Bashkisë së Tiranës për ndihmën e dhënë, duke theksuar se falë këtyre investimeve janë përmirësuar kushtet e jetesës së banorëve të këtij blloku. “Ishte shumë problematike sa i përket fasadës. Banorët, pasi panë investimet që u bënë tek kullat përballë, ishin të interesuar për këtë ndërhyrje dhe shprehën gatishmërinë për të aplikuar dhe vë re se sa më shumë punë të bëhen në këtë lagje dhe njerëzit janë më të ndërgjegjshëm e të ndjeshëm ndaj problemeve, e ruajnë më shumë pronën e tyre”, nënvizoi ai.

Pallatet “Hawai” njihen si banesat e para që u ngritën në Tiranë gjatë periudhës së tranzicionit, të cilat deri pak javë më parë ishin në një gjendje të degraduar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS FITORES NDAJ BENEVENTOS/ Spalletti i zhgënjyer: Nuk është ky sporti që duam, askush...
Previous article "MË DËRGOJNË VIDEO NUDO"/ Fjolla Morina flet për puthjet me femrat

F.autor

Postime të ngjashme

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon Aktualitet

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT