• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NISJA E SESIONIT TË RI PARLAMENTAR/ Detajet: Lëvizjet e para të PARTIVE. Opozita përcakton “objektivin” e këtij viti
Home
Shqipëri

NISJA E SESIONIT TË RI PARLAMENTAR/ Detajet: Lëvizjet e para të PARTIVE. Opozita përcakton “objektivin” e këtij viti

2 September, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pushimet jo vetëm që nuk i zbutën tonet mes mazhorancës dhe opozitës, por përkundrazi i kanë rritur temperaturat. Ekstremisht të ndarë, larg konsensusit e të frymëzuar nga histori vere, PS, PD dhe LSI do të ulen pasditen e së hënës në parlament për të nisur një vit të ndezur debati që finalizohet me fushatën për zgjedhjet lokale të majit të ardhshëm.

Lëvizjet do të nisin herët në selitë politike. Socialistët do të mbledhin qysh në 9 të mëngjesit Kryesinë e Partisë, e cila veç planifikimit të axhendës politike, do të miratojë dhe rendin e ditës për Asamblenë e së premtes, ku do të jepet vendimi për ndryshimet në qeveri, apo edhe oferta për opozitën.

Demokratët do të mblidhen me aleatët dhe me grupin parlamentar në orën 10 për të përcaktuar marrëdhënien me parlament, marrëdhënie e cila pritet të jetë më e vështirë se deri më tani.Në orën, 12 Gramoz Ruci do të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku PD e PS pritet të përplasen për shkak të ligjit për teatrin. Sekretaria parlamentare ka parashikuar që dekreti i Metës të hidhet në votim për 13 shtatorin.
Për demokratët më shumë se sa data, ka rëndësi thelbi i ligjit, miratimin për së dyti të së cili Basha e ka quajtur vijë e kuqe që mund të sjellë përplasje sociale.

Ndërkohë, kryefjala e këtij sesioni është reforma zgjedhore, e vetmja çështje për të cilën dialogu PS PD ka vijuar pavarësisht çështjeve të tjera që i përplasnin. Fjalët e fundit të Bashës kanë evidentuar rrezikun se PD mund të largohet dhe nga kjo tryezë dialogu. Lidhjet e mazhorancës me krimin do të jetë argumenti kryesor i opozitës dhe në seancën e orës 17:00, e cila nga ceremoniale, mund të kthehet në një dëshmi tensioni paralajmërues për atë që na pret këtë vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË KRUJË/ 27 vjeçari kapet nga POLICIA. Ecte me makinë dhe PATENTË false
Previous article AKSIDENTI I HELIKOPTERIT/ NATO "rrëzohet" në AFGANISTAN. Vdesin tre ushtarakë

g.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar Aktualitet

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT