• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NISIN HETIMET/ Libani pranon fletarrestin e INTERPOL-it për ish-shefin e Nissanit
Home
Nderkombetare

NISIN HETIMET/ Libani pranon fletarrestin e INTERPOL-it për ish-shefin e Nissanit

2 January, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Libani ka pranuar një fletarrest nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) për ish-shefin e kompanisë Nissan, Carlos Ghosn, disa ditë pasi ikjes së tij nga Japonia.

Ministri i Drejtësisë së Libanit, Albert Serhan, ka thënë më 2 janar se prokurori publik ka pranuar kërkesën e INTERPOL-it për arrestim të 65-vjeçarit.

Ndërkohë, Turqia ka nisur hetime për të kuptuar se si ish-shefi i Nissanit, ka udhëtuar përmes Stambollit, teksa i ka ikur gjykimit në Japoni.

Mediat kanë raportuar se deri më tani shtatë persona janë arrestuar për këtë rast nga autoritetet turke.

Aeroplani privat me të cilin ka ikur Ghosn, është raportuar të ketë ateruar në Stamboll, para se të arrinte në Liban.

Detajet e ikjes së tij vazhdojnë të jenë të paqarta, ndonëse është raportuar se ai mund të ketë ende një pasaportë francee, përveç tri të tjerave që ka dorëzuar.

Franca ka thënë se nuk do ta ekstradojë atë nëse udhëton në këtë vend.

Biznismeni Ghosn ka shtetësi franceze, libaneze dhe braziliane.

Ai aktualisht besohet se është në Liban, vend i cili nuk ka marrëveshje për ekstradim me Japoninë.

Ai ka ofruar 6.8 milionë euro me kusht në Japoni në prill të vitit të kaluar, derisa të nisë procesi gjyqësor kundër tij.

Ghosn është paraqitur në Liban gjatë festimeve për Vitin e Ri duke thënë: I kam ikur padrejtësisë dhe persekutimit politik”.

Dikur i konsideruar hero në Japoni për shkak të transformimit të kompanisë Nissan, Ghosn ka kaluar 108 ditë në mbajtje, pas arrestimit që i është bërë në Tokio në nëntor të vitit 2018.

Kompania Nissan e pati shkarkuar nga puna, tri ditë para arrestimit.

Prokurorët dyshojnë se ai ka kryer pagesa në vlerë të disa miliona dollarëve për një kompani shpërndarëse të Nissanit në Oman.

Ndërkohë vetë Nissan ka nisur padi penale kundër tij, duke e akuzuar atë për devijim të parave nëpër rrugë përmes së cilave ka përfituar ai personalisht.

Ai po ashtu akuzohet për mosraportim të saktë të pagës së tij.

Por, Ghosn në anën tjetër mohon të gjitha akuzat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 3 JANAR 2020/ Këtë shenjë e presin ndryshime të mëdha
Previous article PETICIONI ONLINE/ Serbët akuzohen për "kërcënim të paqes" në Malin e Zi dhe rajon

F.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT