• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NISIM BETEJEN SËBASHKU PËR LUFTËN KUNDË DROGËS”/ Rrumbullaku pret delegacionin nga Indonezia: Urë bashkëpunimi për…
Home
Aktualitet
Kronikë

“NISIM BETEJEN SËBASHKU PËR LUFTËN KUNDË DROGËS”/ Rrumbullaku pret delegacionin nga Indonezia: Urë bashkëpunimi për…

23 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të tjerë të lartë në Drejtorinë e Përgjithshme, mirëpritën një delegacion me përfaqësues nga Bordi Kombëtar kundër Narkotikëve i Indonezisë dhe nga Ambasada e Indonezisë.

Vizita synoi të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet 2 agjencive, ura të cilat do të shërbejnë për të goditur grupet kriminale me shtrirje të gjerë botërore, që merren me trafikimin e lëndëve narkotike. Bashkëpunimi u dakordësua të zhvillohet përmes krijimit dhe konsolidimit të kanaleve për shkëmbimin e informacioneve, si dhe përmes aplikimit të modeleve më të mira që ndjekin këto polici, në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe kryetari i delegacionit, Drejtuesi I Bordit Kombëtar kundër Narkotikëve i Republikës sē Indonezisë z. Petrus R.Golose, shprehën gatishmërinë e 2 organizatave për të bashkëvepruar për betejat e përbashkëta, për të finalizuar operacione me impakt global, si dhe për të garantuar siguri publike për qytetarët e të dy vendeve.
Policia e Shtetit dhe Bordi Kombëtar kundër Narkotikëve i Republikës së Indonezisë ndanë qëndrimin e njëjtë kundër narkotikëve.

Në përfundim të vizitës, Drejtori i Përgjithshëm, përmes një dokumentari, i njohu anëtarët e delegacionit, me historikun e Policisë së Shtetit shqiptar, me parimet mbi të cilat organizohet dhe funksionon sot ajo, si dhe me rezultatet e këtij viti, në luftën e përditshme kundër fenomeneve kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I AFËRMI I MARTINAJT DREJTONTE BMW/ Eksperti: Të merren gjurmët e gishtave në mjet, mund të zbulojë lidhjet kriminale...
Previous article E MITURA U VETËVAR NË POGRADEC/ Flet psikologia: Jetonte me njerkën dhe babain, që prej divorcit...

s.autor

Postime të ngjashme

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin Aktualitet

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

VRAU ME ÇIFTE BASHKËSHORTEN/ 55-vjeçarja ndërroi jetë në vend, pamjet nga skena e krimit në Shkodër Aktualitet

VRAU ME ÇIFTE BASHKËSHORTEN/ 55-vjeçarja ndërroi jetë në vend, pamjet nga skena e krimit në Shkodër

PROTESTA/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë Aktualitet

PROTESTA/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT