• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NISI ME PËRPLASJEN FATALE TE “21 DHJETORI”/ 7 aksidentet e ndodhura në 24 orët e fundit
Home
Aktualitet
Kronikë

NISI ME PËRPLASJEN FATALE TE “21 DHJETORI”/ 7 aksidentet e ndodhura në 24 orët e fundit

12 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

7 aksidente rrugore janë raportuar në 24 orët e fundit. Dita nisi me një bilanc tragjik. Gjate orëve të para të mëngjesit të djeshëm u regjistrua një aksident me dy viktima në në Tiranë. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” dhe për pasojë ka ndërruar jetë një prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident dhe një prej pasagjerëve në automjet.

Viktima mbetën Luan Cenollari dhe fqinji i tij 69 vjeç, Ali Bejo. Prej gati 20 vitesh, Cenollari punonte si efektiv i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Burgjev kurse jashtë orarit të shërbimit, në orët e vona të natës, 58-vjeçari punonte taksi për të siguruar më shumë të ardhura për familjen. Në orën 3:30 të mëngjesit ai u përplas për vdekje teksa po dërgonte në spital fqinjin i cili nuk ndihej mirë.

Po në mesnatë një tjetër aksident ka ndodhur në Elbasan. Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik pranë fshatit Thanë, ABC raportoi se një automjet tip A Class humbi kontrollin duke u përplasur me bordurën. Fatmirësisht nuk pati viktima, por i lënduar mbeti shoferi i përfundoi në spital.Rreth orës 8 të mëngjesit policia raportoi se një furgon është përplasur me trenin në Durrës. Ngjarja ndodhi në rrugën Asti gogoli, Shkozet, ku mbeti i plagosur shoferi i makinës.

Një tjetër efektiv policie është plagosur në aksident ditën e djeshme. Ky rast u shënua në Lezhë. Bëhet fjalë për efektivin e policisë rrugore Alban Tafili 31 vjeç. Policia raportoi se aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut, ku një makinë u përplas me patrullën e policisë, duke sjellë edhe lëndimin e efektivit. Ky i fundit u dërgua për mjekim në urgjencën e Laçit, me dëmtime të lehta.

Zhvendosemi në Tiranë aty ku u aksidentua edhe aktori i njohur Gazmend Paja. Ai po lëvizte me motor në rrugën e Kavajës kur u përplas nga një makinë. Burime zyrtare të policisë thonë se aktori mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Më vonë një tjetër përplasje e fortë ka ndodhur në aksin rrugor që lidh superstradën me bregdetin e Tales në Lezhë. Në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit pranë një biznesi një automjet tip “Benz” u përplas me një kamion që ishte i ngarkuar me materiale ndërtimi.

Ashtu sikurse nisi, dita e djeshme u mbyll po me aksident. Në aksin Fushë-Krujë-Vorë, ndodhi një aksident i trefishtë ku dy persona mbetën të plagosur. Në aksident janë përfshirë 3 automjete, fillimisht janë përplasur mjeti tip “Mercedes” me targe AA 699 AR me “Pasatt-in” me targe AA 008 DB, ndërsa një qytetar i cili është afruar për të parë aksidentin i ka prerë rrugën një makine tip Renault AA 285 PX, e cila po udhëtonte në drejtim të Fushë-Krujës.

Në disa prej rasteve të mësipërshme, policia ka raportuar se shkak ka qenë shpejtësia, alkooli, dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit.

Theksojmë se shpejtësia tej normave të lejuara, ndryshimi i papritur i shpejtësisë, parakalimi i gabuar dhe humbja e kontrollit të mjeteve janë 4 nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore që ndodhin në Shqipëri në afro 10 vitet e fundit./abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES! Zanafilla e shumë sëmundjeve nis nga stomaku, çfarë duhet të bëni
Previous article NGRITI NJË "PERANDORI" NAFTE NË SHQIPËRI/ Kush është Rezart Taçi, borxhet dhe arrestimi në Zvicër

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT