Një autobus dy katësh nga Kosova i cili bën rregullisht linjën Kosovë-Vjenë nuk ka mundur të mbërrijë në destinacion të hënën,20 gusht 2018.
Lartësia e madhe e tij ka bërë që ai të mbetet i bllokuar në nënkalimin hekurudhor në Vjenë-Penzing. Pas rreth tre metrave të kaluar, autobusi u ngujua, ndërsa mbulesa e sipërme u shkatërrua.
Fatmirësisht nga incidenti nuk pati të lënduar.
Autobusi i dëmtuar u tërhoq dhe i shoqëruar nga njësitë profesioniste zjarrfikëse të Vjenës u dërgua në vend të sigurt.