• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NIS ZBATIMI I PAQES FISKALE/ Zerohen borxhet e bizneseve më të vjetra se 10 vjet, falen pjesërisht borxhe të tjera
Home
Ekonomi

NIS ZBATIMI I PAQES FISKALE/ Zerohen borxhet e bizneseve më të vjetra se 10 vjet, falen pjesërisht borxhe të tjera

14 May, 2026 s.autor Ekonomi

Hapet drita jeshile për zbatimin e paqes fiskale. Në fletore zyrtare është publikuar udhëzimi për zbatimin e nismës e cila parashikon shuarjen e borxheve 10 vite të vjetra për bizneset ose fshirje automatike e detyrimeve të vjetra deri në fund të vitit 2014.Në udhëzim janë përcaktuar procedurat, kriteret dhe afatet për subjektet që duan të përfshihen në këtë skemë e cila do të jetë e vlefsshme deri në fund të vitit 2026.Vlerësimet janë që nga kjo nismë do të falen rreth 2 mld euro.

Sipas ligjit për faljen fiskale parashikohet që për detyrimet e krijuara në periudhën 2015-2019 Bizneset që paguajnë 50% të principalit brenda 30 qershorit 2026 do të përfitojnë faljen e 50% të mbetur, si dhe fshirjen totale të gjobave dhe kamatëvonesave.

Ndërsa për një tjetër kategori parashikon pagesën e 75% të principalit deri më 31 dhjetor 2026, ndërsa 25% e mbetur do të shuhet bashkë me penalitetet.

Sipas udhëzimit, subjektet me të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit, që nuk kanë detyrime të papaguara dhe nuk janë nën hetim për vepra penale tatimore, mund të aplikojnë elektronikisht për lidhjen e marrëveshjes. Aplikimi do të bëhet përmes sistemit e-Filing dhe duhet të dorëzohet brenda datës 31 mars të vitit përkatës.

Një nga elementët më të rëndësishëm të skemës është garancia që administrata tatimore u jep bizneseve që hyjnë në marrëveshje se subjektet nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve tatimore për tatimin mbi fitimin apo tatimin mbi të ardhurat nga biznesi, përveç rasteve kur ka indicie për skema mashtruese me TVSH apo fshehje të ardhurash. Udhëzimi parashikon që fitimi i tatueshëm për subjektet pjesëmarrëse të rritet minimalisht me 18% krahasuar me vitin pararendës.

Në rast se biznesi nuk arrin këtë nivel ose nuk paguan këstet në afat, marrëveshja humbet vlefshmërinë dhe administrata tatimore rikthen detyrimet sipas legjislacionit të zakonshëm.

Administrata Tatimore thekson se skema synon rritjen e formalizimit dhe përmirësimin e marrëdhënieve me biznesin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK PRES TË MË BESOJË NJERI"/ Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë
Previous article EUROVIZION/ Udhëzuesi i plotë, të gjitha linqet për të dërguar SMS dhe hapat për të votuar Alis sonte

s.autor

Postime të ngjashme

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT