• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIS VOTIMI/ 75 mijë anëtarë zgjedhin sot kreun e ri të PD, Basha në garë përballë Harxhit, Shehajt dhe Kadillit
Home
Politikë

NIS VOTIMI/ 75 mijë anëtarë zgjedhin sot kreun e ri të PD, Basha në garë përballë Harxhit, Shehajt dhe Kadillit

13 June, 2021 s.autor Politikë

Rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike do të votojnë ditën e sotme duke nisur nga ora 08:00 deri në orën 19:00 për të zgjedhur mes Lulzim Bashës, Agron Shehajn, Edit Harxhit dhe Fatbardh Kadillit, për kryetarin e partisë që do ti udhëheqë në betejat e 4 viteve të ardhshme, deri pas zgjedhjeve parlamentare të 2025.

75 mijë anëtarët e PD do ti drejtohen 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin, përmes të cilave anëtarët do të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin. Sipas udhëzimit, ata duhet të zgjedhin vetëm 1 prej kandidatëve pasi vota e tyre do të jetë nul nëse zgjedhin nëse votojnë për më shumë se një prej katër emrave në garë. Në fletën e votimit, Fatbardh Kadilli është i renditur i pari, e pas tij Edith Harxhi, Agron Shehaj e Lulzim Basha. Pas mbylljes së procesit të votimit në orën 19:00, do të nis dhe procesi i numërimit që do të bëhet në qendrave të votimit. Më pas procesverbalet do të mbërrijnë në selinë e blu rreth mëngjesit të së hënës ku pritet dhe shpallja e rezultatit se kush do të drejtojë PD.

Votën mund ta hedhin vetëm personat që kanë kartë anëtarësie. Të përjashtuar nga vota do të jenë demokratët që sipas kryetarit të Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana kanë bërë fushatë haptas për kundërshtarët në zgjedhjet e 25 prillit, ndonëse ata rezultojnë anëtarë të PD. Nga ana tjetër, do të lejohen që të votojnë ata që s’kanë emrin në lista, por kanë kartë anëtarësie.

Në garën e brendshme të PD, evidentohet fakti se Basha ka zgjedhur të mos ngrijë funksionet e tij para zgjedhjeve duke mos dhënë dorëheqjen por ka zgjedhur të garojë duke mbajtur postin si kryetar i partisë. Të gjithë kandidatët kanë paraqitur një program, përveç Bashës.

Të tre kandidatët përballë Lulzim Bashës suksesin e partisë e lidhin së pari me reformimin e saj, ndaj edhe kanë paraqitur platformat politike. Në platformat e tyre, Kadilli dhe Harxhi kërkojnë një PD të bashkuar, i pari nëpërmjet një strukture organizimi të re, duke nisur nga degët e partisë, ndërsa e dyta duke rikthyer në parti, njerëzit me kontribute, që prej themelimit të PD. Agron Shehaj në programin e tij me katër shtylla kryesore dhe me moton PD, partia që fiton, kërkon ngritjen e një sistemi elektronik për shprehjen e mendimit dhe votimit nga anëtarësia.

Duke pasur parasysh akuzat që janë hedhur kundrejt Bashës nga vetë demokratët, të cilët e cilësojnë atë faktor kryesor të humbjes së zgjedhjeve, sot do të jetë anëtarësia ajo që do ta thotë fjalën e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VAKSINA S'E ELEMINON..."/ Eksperti anglez: Covid-i dhe masat kufizuese do të vazhdojnë të jenë me ne
Previous article ATDHEU DHE SARA RIKTHEHEN SËRISH? Komentet në rrjete sociale zbulojnë gjithçka

s.autor

Postime të ngjashme

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë Politikë

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me... Breaking News

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT