• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIS VAKSINIMI ME DOZËN E TRETË/ Manastirliu: Kemi filluar me grupet e rrezikuara
Home
Politikë

NIS VAKSINIMI ME DOZËN E TRETË/ Manastirliu: Kemi filluar me grupet e rrezikuara

2 November, 2021 F.autor Politikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në “Air Albania” të mjekëve të parë që kanë nisur vaksinimin me dozën e tretë, apo dozën “booster”.

“Kemi filluar menjëherë me grupet që janë më të rrezikuara, që janë mjekët, infermierët dhe sot në të gjithë qendrat shëndetësore aty ku mjekët, infermierët punojnë, por edhe gjithashtu në strukturat tona të vaksinimit të përqendruar tashmë ka filluar vaksinimi me dozën e tretë booster për personelin mjekësor. Nga ana tjetër paralelisht ka filluar vaksinimi me dozën booster për të gjithë ata qytetarë të grupmoshës +60 vjeç dhe sigurisht për +18 vjeç me problematika shëndetësore”, tha Manastirliu.

Duke ritheksuar se se është ulur grupmosha për vaksinin në 16 vjeç dhe për fëmijët +12 vjeç me prolematika të sistemit imunitar, Manastirliu tha se do të vijojë furnizimi me vaksina për të garantuar vaksinimin e qytetarë gjatë këtij viti por edhe vitin tjetër.

“Ne do të vijojmë furnizimin me vaksina ashtu sikurse kemi bërë deri më sot. Po vijojmë të negociojmë me kompaninë Pfizer por nga ana tjetër edhe më të gjithë kompanitë të cilat janë në marrëveshje me instrumentin Covax, në mënyrë që të vijojmë të sigurojmë vaksinat për të gjithë qytetarët edhe për raundin e parë dhe të dytë, pra vaksinën e dozës së parë dhe të dytë, por gjithashtu edhe për sigurimin e vaksinave të dozës së tretë, atyre booster përgjatë gjithë këtij viti dhe vitin tjetër” tha Manastirliu.

Ndërkohë që Drejtoresha e ISHP, Albana Fico dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Arben gjata kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Ne jemi shumë të interesuar që çdo qytetar i cili nuk e ka kryer vaksinën duhet të vijë, të fillojë me procesin e vaksinimit, sepse ndërkohë që ne shkojmë përpara për mbrojtjen e mëtejshme të popullatës është tejet e rëndësishme të rritet numri i të vaksinuarve për të parandaluar problematika me viruse ose shtame të reja”, tha Fico.

“Fakti që sot shumë prej mjekëve po vaksinohen për herë të tretë pikërisht tregon që vaksina është masa më e mirë mbrojtëse dhe derisa janë mjekët që pranojnë të vaksinohen, ju bëjmë thirrje të gjithë qyetearëve të vaksinohen sepse është e vetmja mënyrë që ulë në maksimum risqet që sjellë kjo sëmundje e rëndë”, bëri thirrje prof. Gjata.
Aplikimi i dozës së tretë ‘booster’ do të bëhet për stafet mjekësore, për personat që jetojnë në institucione të kujdesit afatgjatë, për të gjithë personat mbi 60 vjeç me sëmundje kronike. Doza booster duhet të ofrohet jo më parë se 6 muaj pas përfundimit të vaksinimit me dozën e dytë.

Dozë të tretë do të marrin edhe personat me frenim të imunitetit, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Sipas udhëzimit të ISHP, vaksinimi ka nisur edhe për fashën 12-15 vjeç me sëmundje kronike dhe frenim të imunitetit si dhe për grupmoshën 16-18 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEFTA TASHKO KOÇO/ 111 vjet nga lindja e sopranos së madhe shqiptare
Previous article PREJ 2 VITESH NË LUFTË ME COVID/ Numri i vdekjeve në botë arrin në 5 milionë

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT