• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NIS STËRVITJA “DEFENDET EUROPE 2025″/ Vijon deri në 9 qershor! Shqipëria për herë të parë do demonstrojë edhe me dronë
Home
Aktualitet
Kronikë

NIS STËRVITJA “DEFENDET EUROPE 2025″/ Vijon deri në 9 qershor! Shqipëria për herë të parë do demonstrojë edhe me dronë

27 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Trupat e Forcës Tokësore shqiptare u nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, duke shënuar fillimin zyrtar të stërvitjes së përbashkët “Defender Europe ‘25”.

Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, që do të zgjasë deri më 9 qershor zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s. Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara. Për herë të parë Shqipëria do të ketë kapacitete dronësh në stërvitje.

“Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbeten të angazhuara për të siguruar një mjedis operacional të suksesshëm dhe për të kontribuar në mbrojtjen kolektive, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

“Defender Europe 2025”, është demonstrimi më i madh ushtarak në Europë, i udhëhequr nga trupat amerikane, e ku përfshihen anëtarë të Nato-s dhe vende partnere. E ndarë në tre faza, stërvitja, e cila ka nisur në pjesën veriore të kontinentit, më 11 maj, do të përfshijë afro 28 mijë trupa nga 39 vende. Operacionet do të shtrihen në territorin e 16 shteteve dhe në to, do të angazhohen njësi të shumta ushtarake nga deti, toka dhe ajri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PADITUR PËR SHPIFJE/ Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO
Previous article I JEPET SOT LAMTUMIRA E FUNDIT ARTAN LAMES/ Homazhet tek Akademia e Shkencave

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT