• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NIS SOT SHEMBJA E NDËRTIMEVE PA LEJE NË VELIPOJË DHE KSAMIL/ Rrëzohen objektet e para (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

NIS SOT SHEMBJA E NDËRTIMEVE PA LEJE NË VELIPOJË DHE KSAMIL/ Rrëzohen objektet e para (VIDEO)

7 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nga sot, duke nisur me dy prej zonave më të bukura turistike në vend, Ksamilin në ekstremin jugor si dhe Velipojën në veri, fillon operacioni i shembjes e ndërtimeve pa leje në bregdet. Operacioni, i paralajmëruar si prioritar nga autoritetet qeveritare do të ‘rrëzojë sot’ në zonën e Velipojës 15 objekte të ndërtuara pa leje në bregdet, ndërsa në Ksamil janë parashikuar rreth 30.

Pesë ditë më parë ishte Kryeministri Edi Rama ai që u la afat pronarëve që kanë ndërtuar pa leje, deri sot, që t’i shembin vetë, pasi në të kundërtën, pasojat do të jetë më të rënda. Paralajmërimi shkoi për të gjithë, që nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve apo edhe shefat e policisë.

Vizita që u kthye në tragjedi/ Vëllai vrau motrën në Shkodër me 4 plumba me armë me silenciator dhe e mbajti të vdekur disa ditë në shtëpi, del fotoja e viktimës
Ishte Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i cili përmes një njoftimi dje bëri me dije detajet e operacionit për ditën e sotme. Objektet që do të shemben në Ksamil dhe Velipojë variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara.

Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, është vendosur si prioritet absolut nga Qeveria, madje duke e konsideruar si të njëjtë me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit për Policinë e Shtetit. Ky ishte mesazhi dhe angazhimi madhor i Qeverisë shqiptare që është shpalosur që prej 14 majit nga Qeveria shqiptare në një aktivitet të posaçëm.

Operacioni “Bregdeti Ynë” synon pastrimin e bregdetit e territorit dhe çuarjen para ligjit të gjithë shkelësit. Ndërkohë dosjet për çdo subjekt shkelës, sipas ministrit të Brendshëm Çuçi, janë përmbyllur tashmë, ndërsa pas zonës së bregdetit, operacioni do të vijojë edhe në anët e rrugëve nacionale, për t’i pastruar nga ndërhyrjet e paligjshme. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Territorit kanë konstatuar të gjitha ndërhyrjet e reja dhe janë në përfundim të fazës së njoftimit të këtyre subjekteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRRON JETË I MBIJETUARI I FUNDIT NGA KAMPI I AUSHVICIT/ Me tankun e tij uli gardhin elektrik rreth kampit të nazistëve
Previous article E BUJSHME NGA ANGLIA/ Futbollisti i Shqipërisë drejt kalimit te Liverpuli

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO) Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata Aktualitet

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit Aktualitet

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT