• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NIS SHQYRTIMI/ Kush rreh gruan në sy të fëmijëve do dënohet sa një anëtar bande të armatosur
Home
Aktualitet
Kronikë

NIS SHQYRTIMI/ Kush rreh gruan në sy të fëmijëve do dënohet sa një anëtar bande të armatosur

4 March, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Konferenca e Kryetarëve ka përfshirë në axhendën e Kuvendit projektligjin për ndëshkimin deri në 10 vite burg të burrave që dhunojnë apo u bëjnë presion psikologjik gruas, anëtarëve të tjerë të familjes, ish-bashkëshortes, bashkëjetueses, ish bashkëjetueses, personave të afërt apo në lidhje krushqie, të dashurës apo një personi që kanë pasur më parë lidhje intime. Nisa ndryshon Kodin Penal dhe është propozuar nga dy deputetet e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni, për t’iu përgjigjur situatës emergjente të dhunës dhe vrasjes së grave nga burrat. Konferenca e Kryetarëve ka miratuar axhendën e punës së Kuvendit për periudhën 2 mars – 17 prill 2020, duke përfshirë edhe propozimin në fjalë. Nisma ligjore do të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve për t’u miratuar më pas në Kuvend.

Me miratimin e këtyre ndryshimeve, burrat që rrahin gruan në sy të fëmijëve si dhe burrat që ushtrojnë dhunë në mënyrë të përsëritur do të dënohen më shumë se sa një anëtar i një organizate kriminale apo se sa një drejtues i një grupi të strukturuar kriminal. Ata rrezikojnë të dënohen aq sa dënohet një anëtar i një bande të armatosur. Ndryshimet parashikojnë që kushdo që ushtron dhunë në familje në sy të fëmijëve do të dënohet nga dy deri në 10 vjet burgim. Ndërkaq, pjesëmarrja në një organizatë kriminale apo krijimi i një grupi të strukturuar kriminal dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet. Ndërsa pjesëmarrja në bandën e armatosur, sipas nenit 234/b të Kodit Penal, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Një dënim të tillë maksimal rrezikon jo vetëm personi që ushtron dhunë në familje në sy të fëmijëve, por edhe personat, kryesisht burrat, që janë ndëshkuar më parë për dhunë në familje, pra që janë përsëritës. I njëjti ndëshkim parashikohet edhe për dhunën seksuale dhe psiko emocionale. Ndërsa, personat që ushtrojnë dhunë për herë të parë do të dënohen nga një deri në pesë vjet. Nisma ndryshon nenin 130/a të Kodi Penal. Kodi në fuqi nuk vendoste një kufi minimal dënimi për dhunuesit në familje, duke krijuar hapësira për t’i shpëtuar ndëshkimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI ME VUÇIÇ NË UASHINGTON/ Thaçi: Kthesë në dialogun që do të udhëhiqet nga SHBA-ja
Previous article EKSPOZITA "EX NIHILO"/ Rrëfimi i Greg Ramës: Sprovat jetësore dhe dy prindërit artistë

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT