Kuvendi çeli sot pasdite punimet e sesionit të dytë parlamentar ku priten debate nga opozita të mbartura që nga seanca e fundit parlamentare e 2017-ës, kur u zgjodh kryeprokurorja Arta Marku.
Në fjalën e tij kryetari i kuvendit, Gramoz Ruçi theksoi gjashtë sfidat e parlamentit për 2018:
1. Hapja e Sesionit të II – të të Legjislaturës së IX –të të Kuvendit të Shqipërisë.
2. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare, datë 14.12.2017 dhe 18.12.2017 (neni 44, pika 2 e Rregullores)
3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
4. Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 15 janar – 23 shkurt 2018. (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar – 2 shkurt 2018. (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
6. Paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2017. (neni 103, pika 1 e Rregullores).


