• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIS PUSHIMET NË DHËRMI/ Rama mesazh për turizmin: 1.2 mln pasagjerë në 7 muaj, gojët me qime s’mund të thonë u zbras Shqipëria…
Home
Politikë

NIS PUSHIMET NË DHËRMI/ Rama mesazh për turizmin: 1.2 mln pasagjerë në 7 muaj, gojët me qime s’mund të thonë u zbras Shqipëria…

2 August, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Ndonëse ka nisur pushimet, nga Dhërmi, kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar të ndajë një mesazh për turizmin dhe lajmet që qarkullojnë në media se plazhet janë bosh. Këtyre teorive, siç ai i cilëson, ka zgjedhur që t’iu përgjigjet me shifra, të cilat i ka marrë vetëm një natë më parë.

Kryeministri Rama thotë se 1.2 mln pasagjerë kanë mbërritur në Shqipëri përmes aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza.

Ca ditë pushim, prej 10 vitesh në Dhërmiun magjik. Mbrëmë mora shifrat, nga aeroporti kanë hyrë 1 mln e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë se vjet. Këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, i hyrjeve në një ditë të vetme, 44 mijë. Aeroporti ka rritur të operojë deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve, e paimagjinueshme pak vite më parë. Për shifrat e aeroportit s’mund të thonë as gojët me qime të atyre që nuk pushojnë, u zbras Shqipëria tani edhe nga turistët.

Në vlerë absolute për numër pasagjerësh, Tirana e ka spostuar në vendin e dytë aeroportin e Beogradit. Shifrat në Morinë, gjatë këtij viti 175 mijë automjete më shumë se vjet, në korrik 3 mijë më shumë se vjet. Teoria keqdashëse për shqiptarët e Kosovës që e paskan braktisur Shqipërinë, është zero me xhufkë.

Shifrat nga dogana janë një rritje krahasuar me vjet, më shumë njerëz që shpenzojnë këtu në Shqipëri. E habitshme se sa të pamundur e ka një pjesë e jona ti gëzohet suksesit të Shqipërisë. Megjithatë shyqyr që është një pjesë e vogël që zvogëlohet, krahasimisht me Shqipërinë që rritet. Për disa është shyqyr që i kemi, si hudhrat në duart e shpive që e mbrojnë vendin nga syri i keq. Pushime të mbara dhe askush të mos mendojë se ne s’po mbajmë shënime për të nxjerrë mësime, që në sezonin e ardhshëm të kemi edhe më shumë mbarësi dhe më shumë cilësi. Maja e Shqipërisë 2030 është një objektiv strategjik, është gjithmonë e më afër, por për të arritur është një sfidë që duhet përballur me shumë mund, vullnet, durim, por mbi të gjitha me një bindje absolute se Shqipëria do jetë kampione e turizmit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLUMBI I ARTË 2"/ Akuzohet për korrupsion, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu paraqitet GJKKO
Previous article E PËSON KEQ 62-VJEÇARI/ Shantazoi qytetaren që mos t’i publikonte video intime dhe i ngacmoi mbesën

s.autor

Postime të ngjashme

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT